<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Çfarë përfaqëson  Dragoi në paftën ilire të Selcës së Poshtme

Në vitin 1970, ndërsa po gërmohej varri monumental nr.3 në Selcën e Poshtme, grupi i arkeologëve zbuloi një objekt tepër interesant.

Objekti, që edhe sot është i vetmi i llojit të vet në Shqipëri dhe një nga ekzemplarët e rrallë të këtij lloji në Ballkan, ishte një paftë brezi prej hekuri mbi të cilën ishte mbërthyer një fletë e hollë argjendi, me përmasa 20 cm x 5 cm.

Në fletën e argjendit, me anë të teknikës së rrahjes në argjend, është paraqitur një skenë luftimi me elemente të ndërthurura të ngjarjeve reale dhe mitologjisë. Elementet e ngjarjeve reale kanë në qëndër tre luftëtarë ilirë, një këmbësor dhe dy kalorës, të cilët janë në një çast luftimi me armikun që në këtë rast përfaqësohet nga një ushtar kundërshtar i shtrirë në tokë (i vrarë) në këmbët e njërit prej kalorësve ilirë. Përreth kësaj skene luftimi paraqiten elementet e mitologjisë: një grifon, një shpend dhe një dragua.

Nga elementet mitologjikë, ai që bie veçanërisht në sy është dragoi. Studiuesit e kanë lidhur elementin e dragoit me mitin e Kadmit dhe të Harmonisë. Sipas mitologjisë, dy bashkëshortët, mbretër legjendarë të qytetit të Tebës në Greqi, u thirrën nga ilirët enkeleas për ti ndihmuar në luftë. Në rast fitoreje, Kadmi dhe Harmonia do të bëheshin mbretër të enkeleasve. Fitorja nuk vonoi, dy bashkëshortët mbretëruan tek enkelejtë, lanë pas shumë pasardhës dhe pas vdekjes u kthyen në dragoj nga Zeusi.

Sa i përket interpretimit të skenave të paraqitura në paftën e Selcës, duhet thënë se kombinimi i figurave reale dhe atyre mitologjike ka të bëjë me përpjekjen për të materializuar legjendat e kohës. Legjenda e Kadmit dhe Harmonias ishte mjaft popullore në këto territore në periudhën e shek. IV-III p.l.K. Ajo është një legjendë mjaft e lashtë dhe i referohet ngjarjeve të fillimit të shtetit ilir. Rrjedhimisht, ajo lidhet me formësimin e identitetit shtetformues të ilirëve, në këtë rast të enkelejve, si një ndër fiset e para ilire që krijojnë një shtet me tipare të plota.

Për krahinën e Pogradecit, identifikimi i një elementi të tillë mitologjik të ndërthurur me ngjarjet reale përbën një shembull kuptimplotë të lidhjes së legjendës dhe reales në aspektin historik. Po ashtu, ky element mitologjik, dragoi, mund të shihet edhe si i lidhur ngushtësisht me simbole të adhuruara ndër shekuj nga banorët e kësaj krahine si dragoi në legjendën e “Djepit të Dragoit” (në Mokër), simbolika e gjarpërit të shtëpisë etj.

Froseda Angjellari Tola

Muzeu Historik Pogradec

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago