Revolta e Dukagjinit tjetërsoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke e detyruar Ahmet Zogun të nënshkruante një marrëveshje me Italinë. Në janar 1926, Franca propozoi nënshkrimin e një pakti sigurie midis Francës, Italisë dhe Jugosllavisë, i cili do të ndalonte zgjerimin e Italisë në Ballkan. Para nënshkrimit të këtij pakti, Musolini propozoi një pakt tjetër, i cili ishte dukshëm përtej Francës dhe interesave të Jugosllavisë.
Kështu, Musolini dërgoi në Shqipëri Alessandro Lessonan për të diskutuar me Ahmet Zogun nënshkrimin e një pakti dypalësh, pasi sipas tij, forcimi i Shqipërisë do të vinte si pasojë e forcimit të politikës italiane. Pas shumë përpjekjesh dhe diskutimesh u nënshkrua një pakt dypalësh miqësie dhe sigurie midis Italisë dhe Shqipërisë më 27 nëntor 1926 i njohur ndërkombëtarisht si “Pakti i parë i Tiranës”. Pakti përbëhej nga 5 pika dhe u nënshkrua nga ministri i Jashtëm Hysen Vrioni dhe ambasadori italian në Tiranë Pompeo Aloisi.
Përmes një telegrami Ahmet Zogu përshëndeti mbretin italian dhe e dekoroi me “Kordonin më të madh kombëtar ”, ndërkohë Vitorio Emanuele III iu përgjigj përshëndetjes me mirësjellje. Pakti ishte i ratifikuar në Romë më 25 janar 1925, ai u konsiderua sekret dhe u regjistrua në Lidhjen e Kombeve më 8 shkurt 1927 me nr 1402
Edhe pse Franca dhe Jugosllavia nuk bënë asnjë lëvizje të dukshme kundër tij, i vetmi shtet që e kundërshtoi këtë pakt ishte Bashkimi Sovjetik, e cili e quajti këtë marrëveshje si “skllavëruese”, raporton abcnews.al
Kundër këtij pakti ishte edhe diaspora shqiptare. Për shkak të nënshkrimit të këtij pakti, ministri i Jashtëm i Jugosllavisë Ninçiq dha dorëheqjen më 7 dhjetor 1926, duke shkaktuar shpërbërjen e qeverisë disa ditë më vonë. Politikani i njohur si antishqiptar Nikolla Pashiç vdiq më 10 dhjetor 1926. Pas kësaj, parlamenti jugosllav nuk ratifikoi traktatin e tregtisë dhe lundrimit me Shqipërinë. Pas ngjarjeve të fundit të vitit 1926, marrëdhëniet shqiptare jugosllave ishin të tensionuara.
Marrëdhëniet midis palëve u tensionuan edhe më shumë pas arrestimit të shqiptarit malajzes Vuk Gjuraskovic dhe bashkëpunëtorëve të tij, Kristo e Lipi Dhorit, Abdulla Kalaja dhe Ligor Cerepi. Vuk Gjuraskovic u akuzua nga Ministria e Punëve të Brendshme si agjent i sigurimit jugosllav. Beogradi reagoi mjaft fuqishëm duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm përmes një dialogu në 30 maj 1927. Ndërsa ambasadori shqiptar, Ceno Kryeziu mbajti një qëndrim pro jugosllav.
Pas disa negociatave të pasuksesshme, Jugosllavia mbylli ambasadën e saj në Tiranë. Përveç kësaj, Jugosllavia mbylli konsullatat që kishte në Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Në këto kushte Ahmet Zogu mbylli ambasadën shqiptare në Beograd, duke detyruar kështu ambasadën italiane të mbrojë të drejtat e shqiptarëve atje. Zgjidhja e këtij konflikti ndërshtetëror u bë me ndërhyrjen e Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Në gusht të vitit 1927 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Por një fakt tjetër që përkeqëson edhe më shumë këto marrëdhënie, ishte vrasja e ish-ambasadorit shqiptar në Beograd, Ceno Kryeziu. Më 14 tetor 1927 një i ri nga Elbasani, Alqivadh Bebi qëlloi me tre plumba në kokë Ceno Kryeziu në Pragë. Ai më pas u vetë-dorëzua në polici dhe tha se kishte mbërritur në Pragë për të kryer atë vrasje.
Por kush ishte Ceno Kryeziu, një nga njerëzit që ndihmoi Ahmet Zogun të rikthehej në pushtet? Cila ishte marrëdhënia e tij me Zogun dhe çfarë roli luajti Kryeziu në skenën e brendshme shqiptare dhe rajonale?
Ahmet Zogu e emëroi atë ministër të Punëve të Brendshme, pasi Ceno e ndihmoi të rikthehej në pushtet. Opozita e asaj kohe e akuzonte mbretin Zog se ai e kishte urdhëruar ministrin Ceno Kryeziu të organizojë vrasjet e Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Ceno luftoi kundër malazezëve, bashkëpunoi me Esat Toptanin dhe ishte nënprefekt në Krumë.
Më 1915 u arrestua nga austriakët dhe u burgos. Ai ka shërbyer gjithashtu si kryetar komune në Gjakovë për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera me autoritetet jugosllave. Por gjërat ndryshuan në vitin 1922, kur ai u martua me Nafijen, motrën e Ahmet Zogut. Ceno u emërua ambasador i Shqipërisë në Beograd, në kohën kur marrëdhëniet Shqipëri – Jugosllavi ishin të tensionuara për shkak të marrëveshjes që presidenti shqiptar Ahmet Zogu kishte bërë me Italinë.
Jugosllavia e gjeti veten të rrezikuar nga Marrëveshja e Miqësisë Shqipëri-Itali dhe filloi presionet diplomatike dhe ushtarake përgjatë kufirit me Shqipërinë. I gjendur në këtë situatë, Ahmet Zogu iu desh të ndërmerrte masa në mbrojtje të vendit.
Ahmet Zogu përveç masave ushtarake, mendoi të shfrytëzonte lidhjet e Ceno Kryeziut me personalitetet e Beogradit, në mënyrë që të zbuste armiqësinë me Jugosllavinë. Megjithëse kosovar, Jugosllavia e pranoi Cenon si ambasador. Më 26 korrik 1927, Kryeziu u zgjodh ambasador i Shqipërisë në Çekosllovaki. Ai shkoi në Pragë në tetor të atij viti. Më 14 tetor ai u qëllua nga një student pasi doli nga një restorant
Ky ishte fundi jetës dhe i karrierës diplomatike të Ceno bej Kryeziut, një nga njerëzit që i ndihmoi Ahmet Zogun të rikthehej në pushtet në dhjetor të vitit 1924. Por, vrasja pati jehonë jo vetëm në Pragë dhe Tiranë, por edhe në gjithë Europën. Gazetat e asaj kohe, dhe jo vetëm ato çeke e jugosllave, raportuan për ngjarjen. Gazetat çeke i kushtuan vëmendje kësaj ngjarjeje, jo vetëm duke e raportuar, por ato u përpoqën të hedhin dritë në prapaskenën e vrasjes, duke këmbëngulur me botimin e artikujve dhe analizave që pasqyronin implikimet që solli vrasja e Cenos në marrëdhëniet Tiranë – Beograd, por edhe në Pragë.
Nga disa dëshmi, thuhet se Ahmet Zogu, e ka përjetuar rëndë lajmin e vrasjes së Cenos dhe ka pësuar një atak nervor kur ka marrë vesh vdekjen e bashkëshortit të motrës së tij. Ai qau me ditë të tëra para personaliteteve të larta të shtetit shqiptar të asaj kohe që shkuan për ta ngushëlluar si dhe para vëllezërve të Cenos, por e vërteta nuk u zbulua kurrë.
Ndërkohë në Pragë, nisi gjyqi ndaj Alqivadh Bebit, i cili pranoi se e kishte kryer vrasjen për motive politike, pasi sipas tij, ‘Ceno kishte tradhtuar Ahmet Zogun’. Vrasja e tij ndodhi brenda sallës të gjyqit, nga një shqiptar i quajtur Zija Vuçiterni nga Kosova, i cili shërbente si ndihmës i Gani Beut (vëllai i Cenos), i cili qëlloi disa herë me pistoletë ndaj Bebit, i cili ra i vdekur në tryezën e gjyqtarit kurse plumbat e tjerë plagosën një tjetër gazetar italian.
Zija Vuçiterni pranoi autorësinë e vrasjes në gjyqin që u zhvillua në Pragë, duke thënë: “Unë u hakmora ndaj vëllait tim, Ceno”. Pas disa ditësh, trupi i pajetë i Ceno Kryeziut u dërgua në Shqipëri, ku iu bë një varrim madhështor në Tiranë.
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…