<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Efekti i lëngut të limonit në funksionin e mëlçisë

Edhe pse ende mungojnë provat shkencore, askush nuk mund ta mohojë se limoni ka një sasi të madhe lëndëve ushqyese. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, që përmirëson dhe forcon funksionin e imunitetit.

Në fakt, vetëm një gjysmë filxhani me këtë lëng ofron më shumë se gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C. Lëngu i limonit është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave të kompleksit B, magnezit, bakrit dhe shumë antioksidantëve. Për më tepër, ai përmban shumë pak kalori, karbohidrate dhe sheqerna, transmeton agroweb.

Antioksidantët tek vitamina C mbrojnë nga stresi oksidativ, ruajnë funksionin normal të sistemit nervor, rrisin sintezën e kolagjenit dhe mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Por se cilat janë efektet e tij në shëndetin e mëlçisë, i mësoni më poshtë.

Limoni dhe shëndeti i mëlçisë

Kjo pije freskuese përdoret gjerësisht për efektet e saj të dobishme në shëndetin e mëlçisë. Nëse bëni një kërkim të shpejtë në internet do të gjeni dhjetëra faqe që paraqesin programe pastrimi, ku disa kërkojnë që të konsumoni lëng limoni për javë apo edhe muaj. Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që programet e detoksit funksionojnë, konsumi i limonit mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë.

Sipas të dhënave efektet e flavonoideve tek agrumet luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiometabolik. Këta antioksidantë reduktojnë inflamacionin, pastrojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar glukozën. Disa studime sugjerojnë se flavonoidet e agrumeve mund të ulin sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.

Ato gjithashtu mund të përmirësojnë simptomat e diabetit dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu naringenina, një përbërës flavonoid, mund të zvogëlojë sasinë e yndyrës në mëlçi. Megjithatë, shumica e hulumtimeve janë kryer te kafshët, kështu që rezultatet mund të mos vlejnë për njerëzit. Për shembull, një studim tjetër zbuloi se lëngu i limonit mund të zvogëlojë dëmtimin kronik të mëlçisë të shkaktuar nga alkooli tek minjtë. Kjo për shkak të vetive të tij antioksiduese por asnjë studim i tillë nuk është kryer ende tek njerëzit. Siç vërejnë shkencëtarët, limoni përmban vitaminë C, flavonoidë, karotenoidë dhe komponime të tjera bioaktive që mbrojnë mëlçinë.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

16 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

17 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago