<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vlerat e orkidesë për shëndetin

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.

Një prej arsyejeve përse orkidea është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës qëndron tek fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj.

Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.

Orkidea ka një simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njëra-tjetrën në perfeksion.

Një shprehje e vjetër thotë: ‘Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”.

Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25,000 specie lulesh. Ndoshta nuk e dinit, por një prej tyre është Vanilja, një specie e veçantë e Orkidesë me gjethe të rrafshta.

Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj.

Që në lashtësi, lulet e orkidesë mendohej të kishin shumë vlera shëndetësore.

Ka patur dokumente që provojnë se Grekët e lashtë e përdornin orkidenë jo vetëm për vlerat medicinale, por edhe si afrodiziak.

Edhe më sot, orkidea gjen një përdorim të tillë veçanërisht në mjekësinë tradicionale që e ka shfrytëzuar këtë bimë që nga viti 2800 para erës sonë.

Sipas kësaj mjekësie, orkidetë luftojnë një sërë sëmundjesh. Njerëzimi njeh mijëra specie të orkidesë por vetëm 50 prej tyre përdoren në mjekësinë popullore.

Bishtat dhe zhardhoku i saj janë përdorur për trajtime mjekësore sepse janë të pasura me vlera.

Përdorimi mjekësor i Orkidesë
Orkidea përdoret në mjekësinë popullore për të garantuar qetësinë dhe gjumin e mirë.

Orkidea e thatë rezulton të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve kur merret në formën e çajit. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen.

Për më tepër, orkidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër qelizave të dëmshme tumorale.

Orkidetë, përfshirë lulet dhe pjesë të tjera të bimëve mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera bimësh mjekësore. Ato mund të konsumohen edhe si çaj.

Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut.

Rrënjët e orkidesë kanë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale. Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orkidesë përdoren edhe në terapitë aromatike.

Vlerat e bimës së orkidesë për shëndetin

1. Përdoren si bimë zbukuruese

Bima e orkidesë është e bukur me ngjyra të ëmbla dhe si rrjedhojë mund të kultivohet në shtëpi për zbukurim.

2. Përdoret si simbol ose për aromë.

Orkidea është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orkidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orkidea mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit.

3. Përdoret si përbërës ushqimor

Vanilja, një prej orkideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike. Gjithashtu mos harroni se nga rrënjët e një lloj orkideje përftohet salepi./

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

5 hours ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

5 hours ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

7 hours ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

8 hours ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

8 hours ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

8 hours ago