<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës, viti/koha e ndërtimit: Shek. VI para. Kr.

Vendndodhja: Gadishulli i Karaburunit, Bashkia Vlorë.

Përshkrimi: Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek VI para. Kr. Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoeshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive. Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i detikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve. Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hynive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Bibliografia: Daumet. H, Heuzey. L, 1876-1977, Mission archéologique de Macedoine, Paris; Patsch. C., Sandschak Berat in Albanien, Wien, 1904; Zeqo. M., Rezultatet e kërkimeve arkeologjike në Karaburun dhe në Rrëzën e Kanalit. Monumente, 34, 2, 1984, f. 153-156; Drini. F., 1999, ‘les iscriptions de grammata’, in P. cabanes (ed.), L’Illyrie méridionale et l’Épire dans l’Antiquité III, (actes du IIIe colloque International de chantilly, 16-19 ottobre 1996), Paris,121-126; Hajdari. A, Reboton. J, Shpuza. S, Cabanes. P., Les inscriptions de Grammata (Albanie), REG, 2007, 2.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.
Hyrja: Pa biletë.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh. Varianti i parë është rruga Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës dhe zgjat 5 orë e 30 minuta. Varianti i dytë është nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës dhe zgjat 4 orë. Në të dy rastet duhet të jeni të pajisur me veshje të përshtatshme, ushqime dhe ujë. Një variant i tretë, që zgjat rreth 40 min ose 1 orë është me anë të rrugëve detare, me mjete lundrimi që nisen nga Gjiri i Vlorës ose nga Dhërmiu.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

13 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

14 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago