Manastiri i Dyzet Shën Martirëve është një manastir i rrënuar në Sarandë, i dedikuar për Dyzet Martirët e Sebaste. Ajo që duhet mbajtur mend patjetër nga ky manastir, është fakti se i ka dhënë emrin qytetit të Sarandës. Në fillimet e saj kjo kishë quhej Agi Saranda, që do të thotë pikërisht 40 shenjtorë, ku me kalimin e kohës përcaktimi shenjtorë ra, dhe mbeti vetëm numri dyzet në emër Saranda. Manastiri u ngrit gjatë shekullit të 6-të pas Krishtit dhe u bë për të paktën një mijëvjeçar vendi më i rëndësishëm i pelegrinazhit në rajonin e Detit Jon. Manastiri u themelua gjatë sundimit të perandorit bizantin Justinian. Kompleksi i manastirit përfshinte kishën e bazilikës si dhe bujtina për pelegrinët dhe mysafirët e tjerë, dhomat e nëndheshme, burimet e ujit të shenjtë dhe kriptet. Në dhomat e nëndheshme kishte gjithsej dyzet kishëza të vogla, secila kushtuar njërit prej Dyzet Martirëve të Sebaste që u martirizuan gjatë periudhës së hershme të krishterë. Manastiri mbeti një vend i madh pelegrinazhi deri në shekujt 14-15, kur pësoi shkatërrime të vazhdueshme për shkak të pushtimit osman. Megjithatë, ajo tërhoqi përsëri vëmendjen e përtërirë në shekujt 18-19. Bazilika u braktis dhe ra në gërmadha në fillim të shekullit të 20-të, por një pjesë e mureve të saj të larta ishin ende në këmbë. Kisha pa çati mbeti një vend i festimeve fetare vjetore në çdo 9 mars. Gjatë Luftës së Dytë Botërore monumenti u shndërrua në rrënoja, ai u shkatërrua ose nga artileria gjermane ose nga avionët aleatë. Në vitet 1950 u shkatërrua gjatë fushatës ateiste të nisur nga autoritetet e Republikës Popullore të Shqipërisë. Vendi u shndërrua në një bazë ushtarake, gjë që pengoi ruajtjen e monumentit. Ai mbeti i tillë deri në Luftën Civile Shqiptare më 1997. Kisha e manastirit ishte kisha më e madhe e tipit bazilikal në rajon dhe ishte e krahasueshme me ato të selisë peshkopale në Nikopolis. Gjatë viteve 1920 arkeologu italian Luigi Maria Ugolini botoi kërkimin e parë për bazilikën e manastirit në të cilin e përmendi atë si ndër monumentet më të bukura fetare që kishte studiuar në Shqipëri.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…