Humbja e dëgjimit dhe epilepsia janë identifikuar si dy shenja të reja, të hershme të sëmundjes së Parkinsonit, sipas një studimi të ri të publikuar në JAMA Neurology. Tiparet e zbuluara rishtazi – së bashku me simptomat e tjera të vërejtura në vitet para një diagnoze – mund të ndihmojnë mjekët të njohin dhe trajtojnë sëmundjen në fazat e hershme.
“Rezultatet tona zbuluan faktorë të rinj rreziku dhe simptoma të hershme: epilepsi dhe humbje dëgjimi,” tha autorja kryesore e studimit, Cristina Simonet, në një deklaratë për shtyp.
“Është e rëndësishme që mjekët të jenë të vetëdijshëm për këto lidhje dhe të kuptojnë se sa herët mund të shfaqen simptomat e Parkinsonit, në mënyrë që pacientët të marrin një diagnozë në kohë.”
Qëllimi i studimit, i kryer nga studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës, ishte të hetonte faktorët e rrezikut dhe simptomat para diagnozës në një popullatë me etni të ndryshme, pasi shumica e hulumtimeve të Parkinsonit janë bërë në popullata kryesisht të bardha dhe të pasura.
Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv. Shenjat e para janë problemet me lëvizjen. Lëvizjet e oordinuara të muskujve bëhen të mundura nga dopamina, një substancë në tru. Dopamina prodhohet në një pjesë të trurit të quajtur “substantia nigra”. Në rastin e njerëzve me Parkinson, qelizat e substantia nigra fillojnë të vdesin. Kur ndodh kjo, nivelet e dopaminës zvogëlohen. Kur ato kanë rënë 60% deri në 80%, simptomat e Parkinsonit fillojnë të shfaqen
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…
Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…
Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…