6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KURIOZITETE Qyteza ku ende përdoret aramaishtja, gjuha që fliste Jezu Krishti

Qyteza ku ende përdoret aramaishtja, gjuha që fliste Jezu Krishti

Maaloula është qytezë e vogël në verilindje të Damaskut në Siri. Bashkë me fshatrat e vogla Jubb’adin dhe Bakhah është i treti vend, ku ende flitet aramaishtja perëndimore. Gjuha aramaike ka dominuar Lindjen deri në kohën e pushtimeve arabe. Aramaishtja perëndimore flitej në Levantin e lashtë, që përfshin këto rajone të sotme: Qipron, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Libanin, Palestinën, Sirinë dhe Turqinë. Kjo është gjuhë semite dhe alfabeti që përdorej për ta shkruar është adaptuar më vonë nga izraelitët dhe arabët.

Kjo gjuhë vjen nga arameanët, të cilët jetonin në Aram (vend, ku gjendet sot Aleppo). Ata kurrë nuk formuan një shtet unik, por shtete të vogla në rajonin e Levantit; kurrë nuk patën forcë të madhe politike e ushtarake, por shpërndarja në rrugët e tregtisë mes popujve më të fuqishëm bënë që gjuha e tyre të jetë gjuhë komunikimi mes popujve të ndryshëm. Nga shekulli VIII ajo bëhet gjuhë zyrtare e Asirisë që kishte pushtuar pjesën më të madhe të Lindjes se Afërt dhe Lindjes së Largët. Pas pushtimit arab, arameanët të cilët ndër të parët kishin përqafuar krishtërimin, bëhen pakicë dhe pothuajse shuhen si popull.

Në kohën kur ka jetuar Jezu Krishti, në Jude flitej aramaishtja. Pra, kjo ishte gjuha që fliste Jezu Krishti dhe apostujt e tij (gjuhë të cilën e përdor Mel Gibson për filmin “The Passion of the Christ). Aramaishten e flisnin hebrenjtë deri te kryengritja e Simon Bar Kokhbas, kundër Perandorisë Romake.

Atëherë, gjuha hebraike që ishte gjuhë e klerikëve, rikthehet mes popullit.

Pas pushtimit arab dhe shpërnguljes së hebrenjve, hebraishtja sërish mbetet gjuhë e riteve fetare. Populli fliste gjuhën e vendit ku jetonte. Atëherë madje, hebrenjtë mendonin se hebraishtja është gjuhë e shenjtë që nuk duhet të jetë pjesë e komunikimit të përditshëm.

Gjërat ndryshojnë në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Maaloula është qytezë me afro 3000 banorë. Por, ky numër gjatë verës arrin në afro 10 mijë, meqë dimrin e kalojnë në Damask. Qyteza ka myslimanë dhe të krishterë (ortodoksë të kishës së Antiokës dhe me Melkitës), por që të dy palët flasin aramaisht. Në këtë vend gjenden dy nga manastiret më të lashta në botë, Mar Sarkis dhe Mar Tekla, si dhe dy nga ikonat më të vjetra në botë. Qyteza më 2013 përfshihet nga Lufta Civile e Sirisë.

Vendi pushtohet nga ekstremistët e Frontit Al-Nusra në shtator dhe në dhjetor. Me ndihmën e Hezbollahut dhe Partisë Nacional-Socialiste të Sirisë, Ushtria siriane në prill 2014 merr kontrollin në qytet. Shumë monumente të lashta u shkatërruan.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Porta misterioze, çfarë fotografoi NASA në Mars

Javën e kaluar Roveri Curiosity i NASA-s bëri një foto të një zone shkëmbore në sipërfaqen e Marsit. Në...

Njerëzit me këtë grup gjaku, kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës

Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë...

I biri i Luigjit të 8-të dhe përjetësimi i një “Mbretërie Shqiptare”

Pothuajse të gjitha territoret në Ballkanin Jugperëndimor u bënë katolike në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë. Ka...

Një në tre fëmijë probleme me shikimin

Okulistja: Teknologjia po dëmton rëndë sytë e fëmijëve, rritje të problemeve sidomos te fëmijët 1-5 vjeç Problemet e shikimit...

Recent Comments