6.1 C
Pristina
Wednesday, May 18, 2022
Home RETROSPEKTIVË Një bisedë me zë të lartë mes Lasgushit dhe Eqrem Çabejit

Një bisedë me zë të lartë mes Lasgushit dhe Eqrem Çabejit

Të veshur të dy me pallto, kapele në kokë, dhe një bastun në dorë Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci duken kaq elegantë ndërsa shëtisin në një park, në Graz të Austrisë.

Fotoja është bërë publike nga vajza e Lasgushit, Maria.

Është e njohur miqësia që dy njerëzit e njohur të letrave kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ata kanë qenë të dy studentë në Graz.

LEXO EDHE:

Ekzistojnë dhjetëra letërkëmbime që kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin mbi magjinë e poezisë, apo Shqipërinë. Herë pas here, Maria bën publike detaje interesante nga jeta e poetit.

Pak kohë më parë Maria tregoi dhe një episod, teksa dy personazhet e njohur të letrave shqipe ndodheshin në një lokal, rrëfyer nga babi i saj. “Ishim të dy me Eqrem Çabeun në Graz (Austri). Ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kameriere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.

Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri-tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë. Po flisnim shqip. Dhe herë pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë “po po” (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klientët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë.

I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua e me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë. Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal”, tregonte Lasgushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments