E nxorrën në pritë, e tërhoqën zvarrë dhe e gozhduan të gjallë, trupin ia hodhën në lum

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua pjesa e dytë e “Treblova në Histori”

Nga veprimtaria e Luftës së Vlorës e deri tek  vrasjet makabre të kundërshtarëve të regjimit komunist….

Veprimtaria e Treblovasve   pasoi në vitin 1920 ku e gjithë Krahina u perfshi në Luftën e Vlorës dhe në  organizimin e saj, në kuvendin e Armenit  morën pjesë dy përfaqësues, Hakim Hysenji  e Xhako Xhelo. Treblova ashtu si një pjesë e fshatrave të Vlorës ishte e pushtuar nga nje forcë e mirëarmatosur  që nga 29 dhjetori i vitit 1914 deri në shtator të  vitit 1920. Hakim Hyseni  së bashku me Xhako Xhelon dhe djem te tjere të Treblovës u vunë në mbrojtje të  Kongresit  të Lushnjës në janar  të vitit  1920.

Në Kuvendin  e Barçallasë, i cili u mblodh më 29 maj 1920 një nga vendimet e rëndësishme të tij ishte se, u caktuan delegatët që do të shkonin në të gjitha krahinat e Shqipërisë, për të njoftuar populllin shqiptar mbi vendimet e Barçallasë. Një nga këta delegatë ishte edhe Hakim Hysenji, cili u angazhua bashkë me patriot të tjerë të krahinës së Treblovës në ngritjen e çetave në çdo fshat.

Kështu u ngritën çetat me komandantët e tyre   

Çeta e Fëngut Muço 

Treblovë-Hakim Hyseni                                      

Kocul-Lilo Hakani                                          

Romës- Mehmet Musai,                                    

Gorrisht –Mulla Halim Rakipi

Armen – Fejzo Islami                                                                                                                        

Karbunar- Muhamet Cenaj                                

Gërnec- Dushan Kaçi

Që në sulmin e parë mbi Kotë dhe Gjorm Çeta e Treblovës tregoi se kush ishin luftetarët e saj. Pas rënies së Kotës dhe Gjormit u sulmua dhe Drashovica dhe kjo çetë u drejtua për në Qafën e Kociut ku qendroi deri në çlirimin e plotë të Vlorës me 3 të rënë,Çon Ismaili, Haxhi Xhaferi dhe  Nuh Musai.    

Edhe mbas mbarimit të Luftës së Vlorës Hakim Hysen Musaraj e ka vazhduar aktivitetin e tij patriotik, por edhe si  përfaqësues i shtetit shqiptar deri në vitin 1937, kur mbylli sytë në vendlindjen e tij në Treblovë. Ai ishte përfaqësues i qeverisë  me gradën officer i parë në Komunën e Treblovës, pasi kishte mbaruar studimet në një shkollë ushtarake në Stamboll.

Shtëpia fisnike e Hakim Hysen Musaraj qëndronte e hapur për këdo, si për miqtë ashtu dhe për hallexhinjtë, ku për më tepër, krahina që përmblidhte Trebloven dhe disa fshatra e nderonte dhe respektonte Hakimin. Hakimin e dëgjonin dhe burrat e mençur të fshatit Treblovë dhe të krahinës, por dhe ai ishte një dëgjues i mirë i halleve te tyre dhe të gjithë se bashku pleqëronin hallet e popullit. Hakim Hyseni  në vitet 30 hapi shkollen e parë shqipe në shtëpinë e tij, ku mësonin shkrim dhe këndim fëmijët e bashkëfshatarëve të tij.

Pas Shpalljes së pavarësisë me vendim të Qeverisë së Vlorës u bë edhe ndarja administrative ku Treblova ishte qëndër e krahinës dhe qeverisej nga Kryekrahinari dhe vazhdoi të funksionojë si e tillë si qëndër e Komunës  “KËSHTJELLË” të Treblovës gjatë viteve të Republikës së Shqipërisë 1925-1928, të Mbretërisë 1928-1939, dhe  deri  ne vitin 1947.  

Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. 

Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve e lumenjëve i përcjellë me shkresën nr.119/1 datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.

Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku

Disa emra,  ishin dhe u bënë:

Drashovicë – Drangaj

Vodicë – Prrallaj

Karbunari – Thingjillas

Mavrovë – Fitore

Selenicë – Serishta

Treblovë – Kështjellë

Gorisht – Gurishte

Treblova e humbi rolin e saj si qënder e krahinës dhe Komunës Kështjellë me vendosjen e regjimit komunist , kur me  Dekret nr.546 dt. 6.11.1947    “Mbi ndarjen administrative të RPSH u shkri Komuna e Treblovës dhe u be  lokalitet Selenica dhe Koculi.

Treblova qe sipas legjendes  fillimet e veta i ka me tre vellezër me kalimin e kohës, nê vite dhe në shekuj është  rritur dhe është zgjeruar nga tre lagje në 5, të cilat janë:                                                                         

Fshati i Vjeter

Fshati i Ri 

Lagjja e Re e Fengut  Mocale, 

Gerrhan

 Nga tre shtëpi në 40 fise me 300 shtëpi të ndara në 5 Mëhalla të cilat njihen me emrat Gjokaj, Brataj, Ramaj, Çonaj-Hanaj, Ploçote  .

Treblovasit u organizuan që në daten 7 prill 1939 dhe u bashkuan me banorë të tjerë duke shkuar në Skelën e Vlorës kundër pushtuesëve Italian. Çeta e Treblovës  mori emrin e Dëshmorit të Luftës së Vlorës “Çon Ismaili”,  dhe  komandant u zgjodh Istref Çize.

Ne kete çetë u rreshtuan rreth 40 djem të Treblovës të cilët më vonë u shpërndan nëpër Brigadat Partizane dhe luftuan deri në çlirimin e Atdheut, por dhe në mbështetje të vëllezërve kosovar për largimin e nazistëve gjerman nga trojet shiptare.

Disa nga pjestarët e çetës ishin Ferjat Cize, Nazif Sadikaj, Qerem Beqiri, Memo Veizaj, Dervish Veizaj, Daver Veizaj, Selman Xhaferaj, Eqerem Zotaj, Ramiz Sadikaj, Muco Hasani, Hamit Kociraj, Beshir Xhezo, Azis Merkaj, e Kasem Hoxhaj, të cilët u inkuadruan në Brigadën e V Sulmuese dhe në brigadat e tjera partizane ku u përballën me armiqt fashist dhe nazist në betejat për çlirimin e vendit dhe të gjithë trevave shqiptare duke e ndjekur armikun deri në Kosovë dhe Vishegrad.

Pas Konferencës së Mukjes në shtator 1943 edhe treblovasit u ndanë  në nacionalist dhe  partizan, por që kurrë nuk i kthyen pushkën njëri tjetrit.

Në Luftën Antifashiste ranë heroikisht në fushën e betejës Ramiz Sadikaj , Hamit Koçiraj dhe Muço Hasani. Në provokacionin e Gushtit 1949 ra dëshmor për mbrojtjen e kufirit të Atdheut nga shovinistët grek djali i Treblovës Beqir Likaj. Në vitin e mbrapsht 1997 në mbrojtje të shtetit shqiptar nga bandat e armatosura ra edhe një dëshmor nga Treblova , i cili ishte pjestar i forcave të rendit në Policinë e Lushnjës

Treblovasit kane qenë edhe kundërshtar të regjimit komunist diktatorial, ku të parët që u vranë pranë Qafës së Koçiut te  “Ura e Ballisteve”  ishin Barjam dhe Muharrem Lamaj si bijë të familjes së Lamajve të cilët ishin rreshtuar  që gjatë luftës me çetat nacionaliste.

Daver Dinush Veizaj u arratis në Greqi ku qëndroi për disa muaj në arrati e më pas u rikthye  në atdhe dhe formon një çetë të vogël me qëllim kundërshtimin dhe rrëzimin e regjimit komunist. Pas muajsh i fshehur në pyjet e fshatrave të Vlorës,  tradhtohet dhe nxirret në pritë të sigurimit të shtetit nga disa të njohur të tij nga ku mbeten të vrarë dy prej shokëve të çetës.

Daveri plagoset dhe tërhiqet zvarrë nga vendngjarja për në qendër të Selenicës dhe gozhdohet për së gjalli si Krishti për t’u bërë shembull për cilindo që do të guxonte të kundërshtonte regjimin e kohës. Pasi pushkatohet, trupi i tij hidhet në lumin e Vjosës me qëllim për të mos u gjendur kurrë, por një dëshmitar, punonjës i minierës së Selenicës merr trupin e tij dhe e varros në një lëndinë duke e shenjuar vendin dhe ruajtur sekretin për vite me radhë. Në vitet 90, familjarëve u tregohet e vërteta dhe vendi ku preheshin eshtrat e tij.Çerciz Velo Hoxhaj, i cili ne vitin 1984 u largua sëbashku me një shokun e tij u largua me not drejt Korfuzit  u kap në ujërat ne kanalit të Korfuzit dhe u denua 21 vjet burgim..

Treblovasit kane krijuar Shoqaten Atdhetare kulturore “TREBLOVA” nga nje grup nismetaresh te drejtuar nga Ferjat Cize Hoxhaj.

Ajo qe te bie ne sy ne Treblove eshte mikepritja dhe bujaria, ku ne cdo shtepi qe ne  trokitem na ftuan per te konsumuar produktet bio te kesaj zone, si dhe mesuam se te jetosh ne Treblove edhe te mos e kesh origjinen aty, njerezit dhe ai vend te meson me traditat dhe zakonet e tij…

Të ruash dhe trashëgosh virtytet dhe  traditat së bashku me historinë  është një punë e madhe në shërbim të brezave. Një shembull të mire na i përcolli edhe vet Fuat Zotaj, i cili na shoqëroi  gjatë gjithe xhirimeve në Treblovë dhe na prerzantoi me ambiente dhe njerëz të mrekullueshëm, që veç të tjerash e duan dhe e punojnë  token e tyre, duke e trashëguar këtë virtyt brez pas brezi.

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

14 hours ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

15 hours ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

15 hours ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

15 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

15 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

16 hours ago