<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur Çubriloviqi i “çmonte” lartë vlerat shqiptare!

Ismet Azizi

Që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit që u hartua në vitin 1844, veçanërisht nga Kongresi i Berlinit (1878), nuk prajtën angazhimet e qarqeve dhe të regjimeve serbe për shkatërrimin e homogjenitetit etnik të tokave shqiptare, spastrimin etnik të tyre dhe për kolonizimin me elementin sllav. Këto veprime kanë patur për qëllim ndërrimin e kompozicionit etnodemografik në tokat shqiptare që do të binin nën sundimin serb.Së këndejmë nuk është asgjë e rastit që në vargun e veprimeve gjenocidale serbe mbi kombin shqiptar vendin e parë e zënë veprimetnë rrafshin demografik. Në të gjitha synimet dhe projektet serbe të gjysmës sy dytë të shekullit XIX dhe gjatë gjithë shekullit XX ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si pjesë të programit nacional serb, shtimi natyral i shqiptarëve konsiderohej si një nga pengesat më të mëdha në mposhtjen e faktorit demografik shqiptar dhe në realizimin e aspiratavepushtuese serbe.

Nga ligjërata e Çubriloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve” që është mbajtur në Klubin Kulturor Serb më 7 mars 1937, po veçojmë një pjesë nga elaborati itij ku theksohet: ‘Në rastin tonë duhet pasur parasysh sa më parë se këtu kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe të pëlleshme, për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan. Gjermania prej viti 1870 deri në vitin 1914 ka shpenzuar shumë miliarda marka që gradualisht, duke e blerë tokën nga polakët, t’i kolonizojë trevat e veta lindore. Por pjellshmëria e nënave polake ka ngadhënjyer mbi organizimin gjerman dhe paratë gjermane. Në vitin 1928 e mori prapë Poznanjin e vet. Statistikat tona të viti 1921 dhe të viti 1931, që i përmendëm më parë, tregojnë se edhe pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë të kolonizimit’.

Çubriloviq nuk pushoi as në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944 doli me projektin me titull “Problemi i Pakicave në Jugosllavnë e Re”. Këtu ai parasheh që për pakicat të formohen kampe të përqendrimit kurse pasuritë etyre të konfiskohen. Më tutje, ai propozon që familjet e tyre të dërgohen në kampe dhe, në rastin e parë, të dëbohen në shtetet kombëtare të tyre. Këtu, në radhë të parë, ai parashihte dëbimin e shqiptarëve, hungarezëve dhe gjermanëve. Medoemos, sipas tij, Pollogu dhe Dukagjini duhet spastruar  nga shqiptarët.

Ndërsa për Sanxhakun e Novi Pazarit thoshte se “zgjidhet vetvetiu dhe ai, në jetën tonë shtetërore, nuk e luan atë rol që luante në vitin 1912. Vetëm do të përmendim se me shpërnguljen e shqiptarëve këputet lidhja e fundit e myslimanëve tanë në Bosnjë e në Novi Pazar me pjesën tjetër të botës myslimane. Ata bëhen pakicë fetare, e vetmja pakicë myslimane në Ballkan, i cili fakt do të shpejtoj nacionalizimin e tyre” – shkruante në elaboratin e tij, në lidhje me propoziminj e kolonizimit të viseve jugore.

Është momenti ta pyesim vetën, a jemi më “një racë të gjallë”, racë “e fuqishme”, a jemi racë në ekspansion në Ballkan, siç konsideroheshim dikur, a po jo ?

A ka kush që mund të merret me këtë çështje, apo kanë “ikur” e duhet të presim të vijnë? A duhet me doemos ta bëjmë me kohë punën që patjetër duhet bërë në mënyrë që tjerët (serbët) të mos e bëjnë për ne, nëpërmjet nesh.Me këtë shkallë të emigrimit, të përtëritjes së popullsisë dyshoj se pas 15 -20 viteve nuk do të mund të merren kurrëfar masashpër që thotëÇubriloviq që të jemi ata që ishim:“racë e gjallë”, “racë e fuqishme” apo racë në ekspansion. Apo siç thoshte më herët Cvijiqi, mësuesi i Çubrilloviqit: “Në aspektin gjeografik, fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik janë: banorët e Kodrave të Malit të Zi, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave e kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive-fiseve, organizimin, karakteristikat tjera dhe pamjen e tyre fizike.”

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago