6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KURIOZITETE Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë.

Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund.

Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në buzë.

Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo ditë.

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?
Këto shishe, për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.

Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.

Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Për pasojë, rekomandohet që nëse ju jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.

Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi.

Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin, por edhe ambientin ku jetojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments