“Longyearbyen është qyteti më verior në botë dhe gjindet në Norvegji. Emrin e ka marrë sipas amerikanit John Munro Longyear, i cili atje ka hapur atje një minierë të qymyrit.

Një nga veçoritë e këtij qyteti është se në të “është e ndaluar të vdesë ndokush”. Kur ndokush sëmuret rëndë, ose është para vdekjes, ate e transferojnë me aeroplan ose me anije në brigjet tokësore të Norvegjisë. Por edhe nëse ndokush vdes në qytet, ai nuk do të varroset aty. Shkaktar kryesor për këtë është temperatura tepër e ulët dhe trupi i njeriut nuk mund të dekompozohet.

Megjithatë, jeta në qytetin e “pavdekshëm” nuk është aq e lakmueshme dhe ka sekretet e misteret e veta; ka një numër të madh të arinjve polarë, rreth 3.000 arinj polarë, që tejkalon numrin e banorëve të këtij qyteti, numër ky që sillet tek rreth 2.000 banorë.

Për shkak të rrezikut që paraqesin arinjtë polarë, qytetarëve të këtij qyteti u lejohet të mbajnë pushkë me vete, ndërsa e kanë të ndaluar të mbajnë në shtëpi mace, sepse ato i rrezikojnë shpezët.

Qyteti ka kishën dhe shkollën e vet, ndërsa në kishë mund të shërbehen me kafe, ëmbëlsira, kartolina postale dhe gjëra të tjera për vizitorët, që i paguajnë me lëmoshën e tyre, që gjatë vitit e vizitojnë 3.400 turistë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here