Teoritë e mëposhtme shërbejnë si zgjidhje për paradoksin e Fermit. Ç’është paradoksi i Fermit thatë? Është kontradita mes probabilitetit të lartë që diku ekzistojnë civilizime aliene dhe mungesës së kontaktit që kemi me këta alienë të supozouar. Disa prej këtyre teorive ngjajnë të mundshme, të tjerat ngjajnë si skenarë për filma Hollywood-i.

1. Civilizimet e avancuara aliene po kërkojnë sinjale, nuk po dërgojnë.

Imagjinoni dhjetë njerëz të shpërndarë nëpër botë larg njëri-tjetrit. Secili ka një telefon, por në vend të telefonojnë numra rastësorë me shpresën se do të kontaktojnë njëri-tjetrin, thjesht presin për një telefonatë.

2. Alienët po na vëzhgojmë si të ishim kafshë në kopsht zoologjik

Qenie më të avancuara se ne po na vëzhgojnë në vend që të ndërveprojnë me ne. Këtë vendim mund ta mbështesin shumë arsye, qoftë duan të presin sa ne të përmbushim disa krititere për të komunikuar me ta apo thjesht duan të na vëzhgojnë në habitatin tonë natyror pa qenë në dijeni për ekzistencën e tyre.

3. Njerëzimi s’po kërkon si duhet për sinjale nga civilizime aliene

Imagjinoni të kontaktoni dikë duke telefonuar një printer apo duke dërguar një mesazh në një telefon shtëpie. Edhe alienët mund të jenë duke dërguar sinjale në këtë moment, por ne s’po i dëgjojmë si duhet.

4. Jetëgjatësitë e civilizimeve inteligjente janë shumë të shkurtra (në krahasim me moshën e universit) dhe nuk ekzistojnë në të njëjtën kohë

Koha mes ditës që civilizimi është i aftë të transmetojë frekuenca radioje dhe ditës që shkatërron veten është aq e shkurtër, sa s’ndodh të ekzistojnë dy civilizime në të njëjtën kohë.

5. Ekzistojnë jetë të tjera inteligjente, por janë shumë, shumë të rralla

Jeta lulëzon nën rrethana tejet specifike, thuajse të pamundura. Kështu që, tjetërkund ka jetë, por është si ujë i pakët.

6. Jemi të vetmet qenie inteligjente në univers

Për çudi, ideja se njerëzimi është i vetëm në univers nuk është më pak i frikshëm se teoritë e tjera në këtë listë.

7. Alienët ekzistojnë, por nuk duan të zbulohen

Ndoshta për të shmangur rrezikun që mbart zbulimi. Ndoshta janë grabitqarë që bredhin nëpër univers dhe nuk duan të bëjnë zë.

8. Dihet që alienët ekzistojnë, thjesht jo nga publiku i gjerë

Plot njerëz thonë se janë rrëmbyer nga alienët e nuk merren seriozisht. Po sikur qeveria të jetë në dijeni të ekzistencës së alienëve, por nuk e bën të ditur për popullatën?

9. Qeniet e avancuara janë aq të avancuara sa na shohin si formë jete primitive

Neil deGrasse Tyson e krahasoi me mënyrën si ne shohim shimpanzetë. Njerëzit dhe shimpanzetë kanë 98% ADN të përbashkët, por ne jemi shumë herë më inteligjentë se ata. Po sikur alienët të jenë 1% ndryshe nga ne?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here