Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua historiku i fshatit Treblovë.
Sipas legjendës dhe gojëdhënës emri “Treblovë” ka qenë i lidhur me një numër fati, numrin 3. Thuhet se në këtë territor jetonin tre persona, “tre bluajtës”, “tre vëllezër” e më vonë janë bërë tre “mëhallë”
Legjenda vazhdon me tre çezma, tre rrepe, tre rrugë kryesore që të çojnë në Treblovë. Por ajo që plotëson gjithë këtë dëshmi dhe që e identifikon jane tre mullinj.
Treblova shtrihet në Verilindje të Rrethit të Vlorës, e cila nga veriu kufizohet me Selenicën, V-L me Rromsin, V-P me Armenin, J-L me Koculin, Jug me Ondriçin dhe Vllahinën, e në Perëndim me Vezhdanishtin , Lubonjen dhe Picarin. Ky fshat ka shërbyer si qëndër e Krahinës dhe qëndër e Komunës së Treblovës, e cila shtrihej midis Lumit Vjose dhe Lumit Shushicë dhe bënte pjesë në Labërinë e poshtme. Në krahinën e Treblovës bënin pjesë fshatrat e Gorrishtit (Rexhepaj, Hadëraj, Mërtiraj), Karbunarit, Rromsit, Selenicës, Armenit, Picarit, Lubonjës, Penkovës, Vezhdanishtit, Koculit dhe Gërrneci.
Krahina e Treblovës ndahej në Jug me Krahinën e Kudhës- Grehotit buzë Vjosës midis Hadëraj-Gorrisht dhe Dushkarak-Sevaster dhe vazhdonte deri në kodrat e Kropishtit. Nga jugperendimi ndahet nëpërmjet “Përroit të Vllahinës” i cili derdhet në Lumin Shushicë dhe e ndan atë me Kropishtin dhe Peshkëpinë. Në veri dhe veriperndim kufizohet me fshatrat e Krahinës së Topalltisë me anë të lumit Shushicë. Në lindje dhe Veri-lindje ndahet me Kazanë e Mallakastrës nëpërmjet lumit Vjosë.
Pamja mahnitëse e këtij territori të mrekullon, një ndër to është “Kalaja e Treblovës” e cila për vetë pozicionin e saj të vendosur mbi një kodër, 517 m mbi nivelin e detit, nga ku aty mund të shohësh kodrat e Ardenicës e Mallakastrës dhe gjithë Luginën e Vjosës deri në Tepelenë, Shpiragun dhe Tomorricën, Luginën e Lumit të Vlorës, Karaburunin, Sazanin dhe një pjesë të mirë të Detit Adriatik.
Fari i Kalasë shërbente si pikë orientimi i ushtrive, por edhe karvanëve të udhëtarëve të cilët kalonin në rrugën e cila lidhte të gjitha krahinat me njëra tjetrën.
Treblova si vëndbanim ka pasur lidhje të forta komunikimi dhe shkëmbimi mallrash e tregëtie, me Bylisin, Amantian, Olimpian, Kropian, Kaninën dhe Vlorën.
Ky vëndbanim është shumë i hershëm dhe i përket periudhës së Gurit të vonë dhe të hekurit. Kjo vërtetohet nga gjetjet e mbetjeve të veglave prej stërralli si dhe të qeramikës. Poshtë mureve të kalasë ka ekzistuar”Manastiri i Treblovës” ku jane gjetur mbetje të themeleve , por që sot nuk ekzistojnë pasi gurët janë përdorur për ndërtim nga banorët.
“Maja e kishës” është një tjetër vend në Treblovë, quhet keshtu, pasi në afërsi të Kalasë në pikën më të lartë të fshatit ka qenë një kishë shumë e vjetër ku gjenden dhe varreza të vjetra përreth saj. Dikur në vendin e quajtur “Gropa e Qate” një banor ka gjetur disa enë prej balte të futura në një tunel 5-6 m , disa nga keto ndodhen në muzeun arkeologjik të Vlorës.
Rruga që lidhte në antikitet Krahinën e Mallakastrës me Krahinën e Treblovës dhe Vlorën, ka qenë e gjithë e shtruar me kalldrëm dhe gjatë Luftës së Parë botërore 1914-1918 është rindërtuar e gjitha nga fillimi nga Italian me punë “angari” nga banorët e krahinës si dhe rob lufte.
Ndërsa sot është totalisht e dëmtuar, pasi gurët e kalldrëmit nuk ekzistojnë më.Në rrugën e vjetër “Udha e Madhe” ka qene nje shesh pushimi i cili quhej “Mallakastër” emër, i cili ruhet edhe sot. Këtë emër e kishte marrë pasi këtu pushonin mallakastriotët , të cilët shkonin për të punuar në Vlorë. Banorët e Treblovës kishin ndërtuar edhe një çesmë.
Një vend i shenjtë për banorët është “Rrapi i Halili” i vjetër rreth 500-600 vjet, i cili ishte rreth 40 m i lartë dhe dallohej me sy të lirë nga Kodrat e Mallakstrës.
Në Treblovë banorët janë marrë dhe vazhdojnë të meren kryesisht me bujqësi dhe blektori,duke qenë se janë marrë me mbjelljet dhe vjeljet e prodhimeve bujqësore ata janë zanatçinj për gdhendjen dhe bërjen e parmëndave, samarëve të kuajve, enë prej druri, talër me dru lisi për djath , gjizë, vaj ulliri, kërraba për barinj, cyla dyjare e fyell. Mulliri i Man Zotos ose Baba Manit siç e thërisnin jetoi rreth 120 vjet.
Gratë e Treblovës shqueshin për përpunimin e leshit për prodhimin e rrobave të shajakut, për prodhimin e qilimave , sixhadeve flokateve, të kërkuara jo vetëm në tregun e Vlorës , Fierit , Beratit, por edhe deri në Janinë.
Në Treblovë veç tre mullinjëve asaj kohe kishte një kovaçanë, një dyqan, dy hane dhe një xhami. Por ekzistojnë edhe toponime, si Qafa e Xhamisë dhe Manastiri.
Mëhallët ishin të ndara nga njëra- tjetra me rrugica te shtruara me kalldrëm,shtëpitë ishin 2 katëshe të ndërtuara me gurë të latuar ,me tavane dhe dysheme druri të punuara me gdhëndje nga mjeshtra të punimit të drurit.
Veshja karakteristike e burrave të Treblovës është fustanella, mëngore, xhamadanë, gjithashtu edhe qylah. E ndërsa veshja e grave ishte çitjane,polkë e jelek të qëndisur me arë.
Një nga karakteristikat e Treblovës është kënga e shtruar e burrave dhe e grave, por edhe vallja e kënduar dyshe ose treshe burrash dhe grash. Thuhet se burrat e zgjedhur të fshatit, por edhe të krahinës kishin marrë pjesë në zgjidhjen e konflikteve edhe në krahina të tjera, vlen të kujtohet rasti i ndarjes së “Beunit”Ata ishin Xhako Xhelo, Hasim Rakipi, Dalan Seiti, Ismail Veizi, Hakim Hysenj Musaraj,Ali Veizi, Haxhi Xhaferaj, Man Zotaj, Myslym Sinani, Rushit Lamaj, Selim Dalani, Aredin Danaj, Istref Cize, Shahin Muhameti, Haxhi Xhaferaj Nurçe Brahimi e shumë të tjerë.
Si të gjithë edhe Treblova në luftë kundër okupatorit për mbrojtjen e trojeve të atdheut, kanë qenë përkrah çetave të Rrapo Hekalit dhe Gjolek Kuçit kundër reformave të Tanzimatit.
Kanë kundërshtuar me forcë mbledhjen e xhelepëve nga ana e administrates turke. Morën pjesë në Luftën e Janinës, ku mbetën në fushën e betejës 8 te vrarë.
Treblova ka qenë përkrahës të Ismail Qemalit, disa djem të Treblovës në shenjë respekti për Ismail Beun, zgjidhën karrocën nga kuajt dhe e tërhoqën disa metra përpara sarajeve të Vlorajve ku u ngrit flamuri.
“Treblova u sulmua dhe u pushtua nga ushtarët grekë, në vitin 1913. Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Treblovë dhe bëri çarmatimin. Banorët mbaheshin nën rrethim. Në prill të vitit 1914, një çetë nga Treblova e përbërë nga 15 luftëtarë të armatosur dolën në mal e qëndruan në gatishmëri për të vepruar”.
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…