6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home ART Louis Treserras, francezi autodidakt i piktorës hiperrealiste, ai që i dha një...

Louis Treserras, francezi autodidakt i piktorës hiperrealiste, ai që i dha një shprehi delikate hirit të femrës

Nga Albert Vataj

Ja se si arrin të depërtojë peneli, kolori, trajtimi shprehës shpirtëror në poret e pamëshirshmërisë reale të fotografisë. Ja se si poetika e përqasjes, përmes një melodie të qetë, arrin të krijojë një etyd kaq joshës. Pikturat e tij janë hiperrealiste, si të tilla ata rreken të tregohen korrekt me pamshmërinë e subjektit, por të përcjellë në një reflektim delikat ndijimesh, si të mbështjella me një cohë të tejdukshme.

Depërton në nënpetalet e brishta të hireve femërore, ashtu siç e përshkon kohën duke sjellë përfytyrimin e idilikës së një mjeshtri nga mesjeta e vonë, për të dëshmuar se bukuria dhe joshja, dëshirimi dhe miklimi i hireve të hyjta të femrës, ka qenë dhe do të mbetet, e tillë e kulluar, si një reflektim mbi syprinën e vërshimit të urtë të një lumi.Piktori, skulptori dhe fotografi francez, Louis Treserras, përmes këtyre realizimeve pretendon të jetë një piktor autodidakt. Për 30 vjet ai pikturon modele të reja dhe misterioze femrash dhe jo vetëm.

Qasja e tij rigoroze ndaj përbërjes artistike, pothuajse do të krahasoheshin me një shkencë, si matematika. Stili i tij mbetet poetik dhe me shumë intimitet, gjithashtu me një gamë shumë të dallueshme dhe të butë ngjyrash, e njëjta paletë në përjetësimin e shpirtshëm të luleve. Ai është një artist bashkëkohor me një teknikë tepër klasike, karakteristikë e artistit pa kompromis të autodidaktit. Pamjet, gjestet dhe qëndrimet janë të gjitha fjalë që ne dëgjojmë se janë ende të shurdhër. Louis Treserras është një piktor i kohës së tij, ai eksploron emocionet përmes jëtësimeve të tij krijuese.

Për gati 30 vjet ai pikturonte figura, duke përshkuar joshjet e të bukurës dhe zbërthyer kodet e komunikimit të misterit. Duke e përcaktuar veten si një autodidakt, ai ka vendosur qasjen e tij teknike dhe pothuajse të pagabueshme në artin e shprehjes së një intimiteti, dlurësie, ndrojtjeje, miklimi cytës dhe poetike thellësisht përjetuese. Për të si krijues aventura artistike filloi që në fëmijëri, për të arritur te kjo dëshmi artistike, e cila komunikon me admiruesit e pikturës me një çiltërsi dhe sinqeritet të admirueshëm. Arti i tij tregon se e bukura, shprehësja, ende vijnë të na dehin me mrekullinë e krijimit.

Albert Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments