Ndër lulet që shkaktojnë më shumë probleme janë: amaranti, kamomili, krizantemat dhe luledielli. Cilat lule janë të sigurta për njerëzit që vuajnë nga alergjitë e pranverës? Pranvera po vjen, koha e vitit që është një makth i vërtetë për njerëzit që vuajnë nga alergjitë e pranverës. Shumë njerëz që duan të dekorojnë ballkonet dhe oborret e tyre me lule shpesh përmbahen nga kjo, nga frika se do të përkeqësojnë shëndetin e tyre.
Teshtitja, lotimi i syve, problemet me frymëmarrjen janë simptoma të zakonshme me të cilat përballen të gjithë ata që kanë probleme me alergjitë e pranverës.
Periudha më problematike konsiderohet të jetë prilli, kur shumica e pemëve janë në lulëzim.
Përveç pemëve, a mund të shkaktojnë alergji edhe lulet dhe çfarë lloj lulesh mund të mbillni nëse dëshironi të keni një tarracë apo oborr të rregulluar bukur, duke mos pasur frikë se do të keni sulm alergjik?
Fajtorët kryesorë për alergjitë e pranverës janë poleni, lagështia dhe pluhuri. Pra, nëse keni probleme me alergjitë duhet t’i shmangni ato. Sipas webmd.com, ndër lulet që shkaktojnë më shumë probleme janë: amaranti, kamomili, krizantemat dhe luledielli. Ka shumë lule që prodhojnë shumë pak ose aspak polen.
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…