<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteri i Legjendës së Treblovës: Si u gjetën varret brenda kishës

Sipas legjendës dhe gojëdhënës emri “Treblovë” ka qenë i lidhur me një numër fati, numrin 3. Thuhet se në këtë territor jetonin tre persona, “tre bluajtës”, “tre vëllezër” e më vonë janë bërë tre “mëhallë” Legjenda vazhdon me tre çezma, tre rrepe, tre rrugë kryesore që të çojnë në Treblovë. Por ajo që plotëson gjithë këtë dëshmi dhe që e identifikon jane tre mullinj. Treblova shtrihet në Verilindje të Rrethit të Vlorës, e cila nga veriu kufizohet me Selenicën, V-L me Rromsin, V-P me Armenin, J-L me Koculin, Jug me Ondriçin dhe Vllahinën, e në Perëndim me Vezhdanishtin , Lubonjen dhe Picarin. Ky fshat ka shërbyer si qëndër e Krahinës dhe qëndër e Komunës së Treblovës, e cila shtrihej midis Lumit Vjose dhe Lumit Shushicë dhe bënte pjesë në Labërinë e poshtme. Në krahinën e Treblovës bënin pjesë fshatrat e Gorrishtit (Rexhepaj, Hadëraj, Mërtiraj), Karbunarit, Rromsit, Selenicës, Armenit, Picarit, Lubonjës, Penkovës, Vezhdanishtit, Koculit dhe Gërrneci. Krahina e Treblovës ndahej në Jug me Krahinën e Kudhës- Grehotit buzë Vjosës midis Hadëraj-Gorrisht dhe Dushkarak-Sevaster dhe vazhdonte deri në kodrat e Kropishtit. Nga jugperendimi ndahet nëpërmjet “Përroit të Vllahinës” i cili derdhet në Lumin Shushicë dhe e ndan atë me Kropishtin dhe Peshkëpinë. Në veri dhe veriperndim kufizohet me fshatrat e Krahinës së Topalltisë me anë të lumit Shushicë. Në lindje dhe Veri-lindje ndahet me Kazanë e Mallakastrës nëpërmjet lumit Vjosë. Pamja mahnitëse e këtij territori të mrekullon, një ndër to është “Kalaja e Treblovës” e cila për vetë pozicionin e saj të vendosur mbi një kodër, 517 m mbi nivelin e detit, nga ku aty mund të shohësh kodrat e Ardenicës e Mallakastrës dhe gjithë Luginën e Vjosës deri në Tepelenë, Shpiragun dhe Tomorricën, Luginën e Lumit të Vlorës, Karaburunin, Sazanin dhe një pjesë të mirë të Detit Adriatik. Fari i Kalasë shërbente si pikë orientimi i ushtrive, por edhe karvanëve të udhëtarëve të cilët kalonin në rrugën e cila lidhte të gjitha krahinat me njëra tjetrën. Treblova si vëndbanim ka pasur lidhje të forta komunikimi dhe shkëmbimi mallrash e tregëtie, me Bylisin, Amantian, Olimpian, Kropian, Kaninën dhe Vlorën. Ky vëndbanim është shumë i hershëm dhe i përket periudhës së Gurit të vonë dhe të hekurit. Kjo vërtetohet nga gjetjet e mbetjeve të veglave prej stërralli si dhe të qeramikës. Poshtë mureve të kalasë ka ekzistuar”Manastiri i Treblovës” ku jane gjetur mbetje të themeleve , por që sot nuk ekzistojnë pasi gurët janë përdorur për ndërtim nga banorët. “Maja e kishës” është një tjetër vend në Treblovë, quhet keshtu, pasi në afërsi të Kalasë në pikën më të lartë të fshatit ka qenë një kishë shumë e vjetër ku gjenden dhe varreza të vjetra përreth saj. Dikur në vendin e quajtur “Gropa e Qate” një banor ka gjetur disa enë prej balte të futura në një tunel 5-6 m , disa nga keto ndodhen në muzeun arkeologjik të Vlorës. Rruga që lidhte në antikitet Krahinën e Mallakastrës me Krahinën e Treblovës dhe Vlorën, ka qenë e gjithë e shtruar me kalldrëm dhe gjatë Luftës së Parë botërore 1914-1918 është rindërtuar e gjitha nga fillimi nga Italian me punë “angari” nga banorët e krahinës si dhe rob lufte. Ndërsa sot është totalisht e dëmtuar, pasi gurët e kalldrëmit nuk ekzistojnë më.Në rrugën e vjetër “Udha e Madhe” ka qene nje shesh pushimi i cili quhej “Mallakastër” emër, i cili ruhet edhe sot. Këtë emër e kishte marrë pasi këtu pushonin mallakastriotët , të cilët shkonin për të punuar në Vlorë. Banorët e Treblovës kishin ndërtuar edhe një çesmë.

postbck postbck

Recent Posts

Iliri që theu persët: Karusi, perandori me origjinë ilire, gjenerali i shquar i Romës, që pushtoi Persinë duke fituar betejat në Mesopotami

ILIRI QË THEU PERSËT. KARUSI, PERANDORI ME ORIGJINË ILIRE, GJENERALI I SHQUAR I ROMËS, QË…

19 hours ago

Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

  Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për…

19 hours ago

Letra që një ushtar osman i dërgoi vajzës së tij nga Fronti gjatë Ramazanit

“Bija ime e bukur, sot është 14 korriku, dita e dytë e Ramazanit. Shejh el-Islām…

19 hours ago

Si i përdor Rusia çipat nervorë për t’i shndërruar pëllumbat në dronë

  Shkencëtarë rusë po krijojnë pëllumba të modifikuar me teknologji, që mund të përdoren për…

20 hours ago

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

  Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i…

20 hours ago

Pse ndryshon ora e iftarit çdo natë?

  Iftari, vakti i mbrëmjes që shënon përfundimin e agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit ,…

20 hours ago