Nuk e duroni dot partnerin kur ha çamçakëz, ha një mollë, apo diçka tjetër kërcitëse? Epo kjo ‘sëmundje’ ka një emër. Nëse ju bezdiseni shumë, por ama shumë nga kjo zhurmë, atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull. Të gjithë ne kemi mes vetes, njerëz që bëjnë zhurmë gjatë përtypjes dhe ne i ulërasim duke i thënë: “Ti nuk di të hash!”. Ai/ajo di të hajë, por problemi qëndron në trurin tonë.
Ju thjesht nuk mund ta dëgjoni zhurmën e përtypjes së njerëzve dhe nga kjo bëheni agresivë, ose dilni fare nga vetja. Kjo është një ‘sëmundje psikologjike’ që prek disa njerëz.
Ajo është misofonia. Mos u shqetësoni! Nëse vërtet nuk i duroni dot zhurmat e njerëzve kur përtypen, kjo nuk ju bën të këqij.
Ju thjesht vuani nga një çrregullim nervor, i quajtur misofoni. Njerëzit me këtë çrregullim, kanë një luhatje ndjeshmërie ekstreme ndaj zhurmës dhe tingujve të veçantë. Për shumë njerëz, misofonia është e lidhur me tingujt që prodhohen gjatë ngrënies: përtypja, gëlltitja, ose kërcitja e ushqimit.
Nëse vuani nga kjo ‘sëmundje’, atëherë do të përjetoni zemërim dhe asgjë më tepër. Dritare.net ju këshillon të mundoheni ta qetësoni veten tuaj.
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…