Prodhuesi gjerman në tetor të vitit 1971, prezantoi mjetin e parë motorik eksperimental me karakteristika të përparuara të sigurisë. Mercedes, fiks para 50 viteve, ka prezantuar konceptin, që është dashur t’i bëjë rrugët më të sigurta, transmeton Telegrafi. E për shkak të punimeve të shumta, në vitin 1970 në rrugët e Gjermanisë Perëndimore në aksidente trafiku kanë humbur jetën 19.193 persona, e shifra të ngjashme u arritën edhe në vendet e tjera.
Kështu u fillua të mendohet për aspekte të reja të sigurisë në vetura, e kjo ide është shtyrë përpara nga Asociacioni evropian për sigurinë e veturave (EEVC).
Një prej pjesëmarrësve aktiv ka qenë Mercedes dhe me kërkesën e EEVC-së, është zhvilluar mjeti motorik eksperimental (Experimental Safety Vehicles ESV). Mercedes në tetor të vitit 1971 prezantoi mjetin e parë të tillë, konceptin ESF 05. Ka qenë një W114 i cili ishte pajisur me novacione që asokohe konsideroheshin si tepër të mëdha. Pa ndonjë dëmtim serioz u ka bërë ballë përplasje në një shpejtësi prej 16 kilometra në orë, dhe iu nënshtrua testimeve të përplasjes së drejtpërdrejtë në 80 kilometra në orë.
Për të kënaqur dhe arritur standardet e larta të sigurisë, Mercedes përforcoi karrocerinë, e mbrojtësin e përparmë e rriti për 370 mm. E për të qenë dëmet sa më të vogla nën kapak u montua motori V6. Vetura kishte rripa të sigurisë në tri pika, jastëkë me ajër përpara dhe pas si dhe ABS.
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…