rnaut (nga turq. Arnavut) është etnonimi qe përdorin turqit për shqiptarët. Ky emërim e ka prejardhjen nga fjala greke arvanit, i cili është etnonimi i vjetër me të cilin grekët thërrisnin shqiptarët. Turiqit e huazuan emërimin e tyre per shqiptarët nga grekët mesjetarë.

Eqrem Çabej thotë se ‘nga aspektet e ndryshme të një fjale, me rëndësi themelore për etimologjinë është historia e saj, sepse me sqarimin e kësaj ane përmbushen shumë herë edhe kushtet për konstatimin e burimit të fjalës. Për të ndriçuar anën historike të fjalës, para së gjithash duhet që në kushtet e veçanta të shqipes, me traditën a vonë të shkrimit të saj, për një fjalë që të dokumentohet, të ndiqet zhvillimi që ka kryer nëpër kohë, duhet nisur me vendin e veprës ku shfaqet për herë të parë edhe duke caktuar trajtën dhe kuptimin me të cilën paraqitet aty.” Pra për të lejuar krijimin e një pasqyrimi të qartë të fjalës “Arnaud”, për të shkuar tek burimi i mirëfilltë i saj, nevojitet një zhvendosje shume prapa në kohe dhe larg trojeve ballkanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here