<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vërtetohet se majmunët që iu nënshtruan eksperimenteve në studimin e Elon Musk, kaluan vuajtje ekstreme

Kompania e miliarderit botëror Elon Musk, Neurolink, e cila së fundmi njoftoi se po përgatitet të testojë mikroçipe te njerëzit, është goditur nga një grup i të drejtave të kafshëve, i cili pretendon se majmunët që i nënshtroheshin eksperimenteve po kalonin dhimbje ekstreme.

Sipas PCRM, një grup për të drejtat e kafshëve, majmunët e testuar për implantet e trurit i janë nënshtruar ngacmimeve të paligjshme dhe vuajtjeve ekstreme.  Pretendimet e tyre, si dhe provat e bashkangjitura, ata i kanë paraqitur në një ankesë që pritet t’i dorëzohet Departamentit Amerikan të Bujqësisë.

Sipas pretendimeve, Neurolink dhe kërkimet në lidhje me UC Davis (Universiteti i Kalifornisë, Davis) shkelën deri në nëntë pika të Aktit të Mirëqenies së Kafshëve në SHBA, duke përfshirë shkeljet e dispozitave për minimizimin e dhimbjes dhe ankthit te kafshët. Kjo i referohet 23 majmunëve në pronësi të Neurolink, të cilët ishin vendosur në objektin UC Davis nga viti 2017 deri në 2020, raporton Business Insider .

UC Davis, i cili menaxhon objektet federale të kërkimit të primatëve dhe PCRM tha se mori më shumë se 700 faqe dokumente, duke përfshirë të dhënat veterinare dhe autopsitë, përmes kërkesave për të dhëna publike. Paditësit përmendën disa shembuj që tregojnë se si kafshët vuajtën në mënyrë të pajustifikueshme, dhe në njërën prej tyre u dokumentua një majmun me gishta të dorës dhe këmbëve të humbura.

Jeremy Beckham, një avokat për studimin, tha se vetëm 7 nga 23 majmunët mbijetuan dhe u transferuan në ambientet e Neurolink pasi ndërprenë kontaktin me UC Davis. “Dokumentet zbulojnë se majmunëve u ishte larë truri në eksperimente të këqija dhe u lanë të vdisnin në vuajtje”, tha Beckham, i cili tha se nuk ishte mister pse Elon dhe universiteti donin t’i mbanin provat e fshehura nga syri i publikut.

Musk tha në dhjetor se shpresonte që Neruolink të fillonte testimin te njerëzit këtë vit dhe Beckham pranon se është skeptik për sigurinë e eksperimenteve që do të kryhen te njerëzit. Neurolink, ju kujtojmë, aktualisht është duke punuar në një teknologji që do të monitoronte dhe stimulonte aktivitetin e saj duke u inkorporuar në trurin e njeriut.

Vitin e kaluar, ata publikuan një video që tregonte një majmun duke luajtur videolojën Pong, me ndihmën e një çipi të integruar, dhe ai e luajti atë ekskluzivisht duke përdorur mendjen e tij.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

10 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

10 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago