<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tri pijet që ulin dhe stabilizojnë tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lart i gjakut mund të bëhet një problem serioz nëse nuk kihet kujdes. Shpesh i kushtohet pak kujdes pijeve dhe se si ndikojnë në këtë gjendje. Por, mos harroni të konsumoni më shumë nga këto tri pijeve të mëposhtme të cilat jo vetëm që ulin tensionin tuaj por ulin rrezikun që lidhet me hipertensionin

Tensioni i lartë i gjakut, që njihet edhe si hipertension, që famshëm cilësohet si një “vrasës i heshtur” për shkak se zakonisht nuk ka simptoma. Nëse gjaku shkon me forcë në enët e juaj të gjakut rrit rrezikun e një sulmi në tru apo ne zemër. Fatmirësisht, ka disa pije të njohur që ndihmojnë në uljen e hipertensionit dhe rrezikun që lidhet me këtë gjendje.

Qumështi më pak yndyrë

Qumështi më pak yndyrë ka shumë fosfor, kalium dhe kalcium të cilat janë tri lëndë ushqyese që lidhen me uljen e hipertensionit.Qumështi më pak yndyrë është i fortifikuar me vitaminë D, një vitaminë që rregullon tensionin e gjakut.

Sipas një studimi në revistën britanike “Nutrition”, duhet të ndryshoni qumështin me yndyrë të plotë me qumështin më pak yndyrë për të ndihmuar në rregullimin e tensionit të gjakut.

Arsyeja është që qumështi me yndyrë të plotë përmban sasi të konsiderueshme të acidit palmitik, i cili mund të bllokojë relaksimin e enëve të gjakut, duke lejuar që gjaku të rrjedhë lirshëm.

Arteriet që qëndrojnë të shtrënguara dërgojnë në presion të lartë të gjakut, shpjegojnë autorët e studimit, transmeton GazetaExpress.

Lëngu i shegës

Lëngu i shegës, si qumështi më pak yndyrë, është i mbushur me kalium dhe lëndë të tjera ushqyese për zemrën dhe ka tri herë më shumë antioksidant se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe.

Sipas një studimi të vitit 2017, është zbuluar se duke pirë lëng të shegës mund të reduktoni presionin e lartë të gjakut.

Në njërin nga studimet, pirja e lëngut të shegës përmirëson presionin sistolik të gjakut, pavarësisht për sa javë e pini atë.

Çaji

Në një studim të publikuar në The Archives of Internal Medicine, studiuesit kanë shikuar për ndikimin e çajit dhe pirjes se tij në dekada dhe riskun e zhvillimit të tensionit të lartë në 1507 burra kinez dhe gra që kanë jetuar në Taiwan e të cilët më parë kanë pasur një histori të tensionit të lartë të gjakut.

Studiuesit kanë zbuluar se ata të cilët kanë pirë së paku një gjysmë gotë çaji të gjelbër për një ditë kanë pasur 46 për qind më pak rrezik për të pasur hipertension sesa ata të cilët nuk e kanë pirë.

Në mes të atyre të cilët kanë pirë më shumë se dy gota çaj në ditë, rreziku për tension të lartë të gjakut është reduktuar në 65 për qind.

Për benifite shëndetësore, ekspertët ju rekomandojnë që të shtoni një pjesë të lëmonit në pije.

Një studim i publikuar në “Journal of Nutrition and Metabolism” ka zbuluar që gratë në Japoni, të cilat ecin rregullisht dhe konsumojnë çdo ditë limon kanë presion më të ulët të gjakut se ato të cilat nuk e bëjnë.

Duhet edhe studime të tjera për të parë rolin e limonit dhe ndikimin e tij por zbulimet deri tani tregojnë se konsumimi i limonit mund të reduktojë tensionin e gjakut ashtu si ecja ditore.

Mos pini alkool që të reduktoni riskun e hipertensionit

Të pish rregullisht shumë alkool mund të rrish presionin e gjakut, shkruan Institutit Shëndetësore Britanik.

“Qëndrimi brenda niveleve të lejuara është mënyrë më e mirë për të reduktuar rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut”, thotë instituti i njohur britanik.

“Niveli i rekomanduar si për burrat si për gratë këshillohet që të jetë diku 14 njesi alkooli në javë”.

“Nëse përdorni më shumë se 14 njësi, atëherë do të rrezikoheni më shumë nga hipertensioni”. 

postbck postbck

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

1 day ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

1 day ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

1 day ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

2 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

2 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

2 days ago