6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home SHKENCË/TECH Objekti misterioz në Antarktidë – a është një UFO

Objekti misterioz në Antarktidë – a është një UFO

Një UFO supozohet që është rrezuar dhe është zbuluar në Antarktidë dhe ajo është zbuluar nga një admirues në Google Maps

Një UFO e rrezuar supozohet së është zbuluar në Antarktidë pasi një objekt misterioz është parë në Google Maps. Xhirimet e këtij zbulimi janë postuar nga një youtuber me emrin MrMBB333, i cili ka shkruar: Dukët se diçka ka rënë në mes të Antarktidës duke mbetur në borë”! Shikuesit mendojnë se objekti “është një anije tre këndore”.

“Duket si një gjë që po rrëshqet në borë. Definitivisht ka pamjen e një mjeti trekëndësh”, ka thënë një YouTuber.

“Ju mund të shihni edhe një si kanal në dëbore”.

“Mund të jetë një shkëmb mashtrues, por nuk ka të tillë në këtë zonë”.

“Kjo është e vetmja që shfaqet në mesin e borës”.

“Duket si një mjet trekëndësh i zi”, thotë MrMBB33 duke analizuar objektin.

“Është si një bumerang apo si dikur makinat fluturuese që kanë ateruar në borë në këtë vend”.

“Mund të shikoni tiparet e saj që është një anije me krah që ka ateruar në Antarktidë”.

Ai po ashtu ka theksuar se objekti afër duket si “një piramidë hije” në borë.

Video, e cila ka marrë më shumë se 50 000 shikime, ka nxitur diskutime të mëdha.

“Uau, kjo padyshim që është një anije trekëndësh që ka ateruar në Antarktidë”, është kundërpërgjigjej Donnaleigh Jenkins.

“Sidomos kur e shikoni atë përmes disa filterave të ndryshëm. Zbulim i madh!”.

“Çfarë është interesante është që të kontrollojmë përsëri pas një jave dhe të shohim a është objekti përsëri në borë”, ka reaguar Shannon.

“Ajo mund të jetë pjesa që duket si grykë në Antarktidë nga rrëshqitjet e borë në anën e kundër të erës që era e ka nxjerrë atë jashtë?”, ka pyetur Pam Anderson.

Sipas Mike Collier, krye meteorologu për Tulsa KJRH, modeli unik spiral që shfaqet më shumë gjasë janë mbetje të një raketë.

Meteorologia e FOX23, Laura Mock kontrolloi edhe përmes SpaceX dhe konkludoi që kjo “kjo raketë mund të këtë fluturuar shumë afër Oklahomas”, pasi ishte lansuar nga Florida.

“Raketa po kalonte djegien e fundit në orbitë mbi qendrën e këtij vendi pasi që kishte qarkulluar rreth e rreth globit njëherë. /GazetaExpress/

Shar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments