Më 27 tetor 1989 u mbajt greva e urisë për të shprehur mospajtim rreth arrestimit të minatorëve, drejtorit të minierës me flotacion të Stantërgut dhe drejtuesit të Kombinatit Trepça.
Në grevën katër-ditore në horizontin e tetë morën pjesë mbi gjashtëdhjetë minatorë. Kjo grevë u mbajt në kushtë të vështira, në errësirë, pa ajër të mjaftueshëm dhe kujdes mjekësor.
Në intervistën e tij të historisë gojore, Ramadan Gjeloshi përshkruan:
“62 minatorë metëm, të koçitë. Kur jom shku kom gjetë ni killë, ni tegëll, tegëll p’e din kësi të xhamit, kryp edhe ni tegëll sheqer edhe u gëzum kur i gjetëm ata. Erdhëm përpjetë thomë, ‘Djem gjetëm, qishtu qishtu’. ‘Qitma mu ma shumë, qitma mu ma shumë krypën’ . Po qata na ka majt, krypa na ka majt neve aty, se u ligën gjinja, pa hongër pa pi, terr, ujë jo.”
Fotografia është nga libri “555 …: kronikë (1981 – 1995)”, f. 64, nga Ilaz Bylykbashi, 1996. /oralhistorykosovo
Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…
Një skuadër e madhe burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën…
Rivaliteti midis Uashingtonit dhe Teheranit i ka rrënjët në vitin 1979, vitin e…
Ne shpesh dëgjojmë për elektrolitet, por çfarë saktësisht janë ato dhe si ndikojnë…
Shkencëtarët mendojnë e si për qentë është krejtësisht normale të hanë bar dhe…
Dhimbjet e stomakut janë mjaft të zakonshme dhe të gjithë preken nga to…