6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Nevoja e njeriut për informata nga lufta

Nevoja e njeriut për informata nga lufta

Daut Dauti

Gjatë luftës civile amerikane (1861-1865) është shënuar një ngjarje intersante që ka të bëjë me betejën ‘Bull Run’ që është zhvilluar në gusht të vitit 1861 në Centerville mes ushtrisë së veriut dhe asaj të jugut. Kjo betejë ka patur spektatorë të cilët e kanë shikuar luftën ‘live’. Beteja është zhviluar në një luginë kurse në kodër janë mbledhur qindra e ndoshta edhe mijëra spetatorë civilë. Në mesin e tyre kryesisht njerëz nga elita amerikane, përfshirë gazetarët dhe politikanët. Spektatorët i kanë shtruar batanijet dhe nga shportat i kanë nxjerrë ushqimet dhe shishet e shampanjës që i kanë marrë me vete. Për këtë arsye kjo betejë është quajtur edhe ‘Picnic Battle’. Para fillimit të betejës, gratë e të dy anëve i kanë shërbyer ushtarët e vet me ushqim dhe limonata.
Kjo është një ndodhi shumë e pazakonshme, por kështu ka ndodhur. Në shikim të parë këtu kemi të bëjmë me dimenzionin argëtues, por njerëzit më shumë kanë patur nevojë ta shihnin rrjedhën dhe përfundimin e betejës. Ky ka qenë ndoshta momenti i vetëm në të cilin qytetari ka marrë informata të dorës së parë dhe ‘live’ nga lufta. Dmth pa rolin ndërmjetësues të gazetës dhe narratorit.
Sot një gjë e tillë nuk është e mundshme. Në një mënyrë, kështu edhe ne e vëzhgojmë luftën në Ukrainë, por përmes ekranit. Megjithatë, informatat nga lufta janë të shumta sikur që është e madhe edhe nevoja e njeriut për to. Kjo shihet edhe në luftën që është duke u zhvilluar këto ditë në Ukrainë. Por, nuk janë të vërteta të gjitha informatat që na ofrohen gjatë luftës. Kjo është për shkak se shumica janë të dizajnuara.
Me zhvillimin e mediave është rritur edhe nevoja për kontrollimin e narracionit të luftës. Pra, ekzistojnë ekipe të njerëzve që angazhohen në mënyrën e servimit të informatës që arrinë të syri dhe veshi jonë. Për shkak të mediave sociale, lufta në Ukrainë është duke vërtetuar që dizajnimi i informatave nuk është i lehtë si më parë. Por, edhe këtu ka dizajnime.
Në anën e Rusisë informata është tërësisht e kontrolluar dhe ofrohet sipas dizajnit të Putinit. Kjo është arsyeja që shumica e rusëve ende besojnë në përrallat e Putinit. Megjithatë, në këto kushte informatat vetëm mund të vonohen, por nuk mund të bllokohen për gjithmonë. Edhe rusët një ditë do ta ndjejnë nevojën e informatës së vërtetë nga lufta. Dhe, kjo gjë e ndryshon situatën edhe në mesin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments