<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse evropianët e hershëm e kishin lëkurën e errët?

7000 vjet më parë, evropianët e kishin lëkurë të errët dhe sytë blu, një fenotip që nuk ekziston më sot. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i udhëhequr nga biologu katalanas nga Këshilli i Lartë për Kërkimin Shkencor (CSIC) Karles Lalueza-Foks.

Në vitin 2012, ky studiues analizoi një pjesë të gjenomit të dy gjuetarëve mesolitikë të gjetur në sitin La Brana–Arintero, në Valdelugueros (Leon). Mostrat bënë të mundur renditjen e 1 për qind të ADN-së së këtyre individëve, dhe përcaktimin se popullatat aktuale iberike, nuk e kanë origjinën gjenetike nga këta individë.

Epoka e Mesolitit, përfundon me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, nga Lindja e Mesme. Ardhja e Epokës së Neolitit, me një dietë të bazuar tek karbohidratet dhe patogjenët e rinj të transmetuar nga kafshët shtëpiake, solli me vete sfida metabolike dhe imunologjike, të cilat u reflektuan tek përshtatjet gjenetike të popullatave të mëvonshme.

Midis tyre është edhe aftësia për të tretur laktozën, një tipar që individi i studiuar dhe që u gjet në La Brana-Arintero nuk e zotëronte. Gati 1 vit më vonë, në marsin e 2013-ës, rastësia e nxiti ekipin e udhëhequr nga Lalueza-Foks të analizonte rrënjën e molarit të tretë të njërit prej individëve, atij të quajtur La Brana 1, një mostër që ishte ruajtur shumë mirë, dhe që lejoi deshifrimin e gjenomit të plotë të individit.

Rezultati i këtyre analizave, të kryera në bashkëpunim me Qendrën Daneze për Gjeo–gjenetikën dhe të publikuar në revistën “Nature”, solli disa surpriza. Pigmentimi i lehtë i lëkurës së evropianëve të sotëm, është rezultat i ndryshimeve në të dyja gjenet, ”një tipar që deri më tani supozohej se ishte shumë i vjetër dhe që datonte që nga Epoka e Paleolitit tëSipërm”, shpjegon biologu katalanas.

Megjithatë, studiuesit spanjoll thotë se duke studiuar gjenet e këtij individi, u zbulua se ai kishte variantet afrikane dhe se për rrjedhojë, pigmenti i tij i lëkurës ishte më i errët se ai i evropianëve të sotëm.“Përveç kësaj, kur analizuam ngjyrën e syve, ne gjetëm mutacionin që u jep njerëzve sytë blu”- theksoi ai.

Gjetjet e këtij studimi, tregojnë se “pavarësisht stereotipit që kemi sot, se sytë blu i kanë njerëzit me një ngjyrë të hapur të lëkurës, e vërteta është se këto dy karakteristika janë të shënuara nga gjene të ndryshme, dhe se sytë blu i paraprinë pigmentimit më të lehtë tëlëkurës së evropianëve në të ardhmen, pra diçka vërtet e mahnitshme”– thekson eksperti.

Por pamja e jashtme nuk ishte i vetmi aspekt i analizuar nga studiuesit spanjollë dhe danezë. Ata analizuan edhe lloji i ri i të ushqyerit, sfidat metabolike dhe ato imunologjike.

Mesoliti – periudha që i dha fund Paleolitit 10.000 vjet më parë – përfundoi me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila i la vendin një epoke të re:Neolitit. Me stilin e ri të jetesës, tëkarakterizuar nga një mënyrë jetese e ulur, burrat filluan të kultivojnë bima (duke kaluar kështu nga një dietë proteinike, tek një dietë tjetër e bazuar tek karbohidratet), duke zbutur kafshët dhe duke u prekur kësisoj nga sëmundje të reja virale, si gripi ose lija (të marra prej tyre).

Siti i La Brana-Arinteros, u zbulua rastësisht në vitin 2006, dhe u gërmua nga arkeologu JulioManuel Vidal Ensinas. Shpella, e vendosur në një zonë të ftohtë dhe malore, me një temperaturë të qëndrueshme dhe mbi 1500 metra nën nivelin e detit, ishte arsyeja e ruajtjes “së jashtëzakonshme” të ADN-së tek eshtrat e dy njerëzve të zbuluar brenda saj (të quajtura La Brana 1 dhe La Brana 2). /bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

  I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe…

18 hours ago

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa…

19 hours ago

Për duart e thata ky veprim pas larjes ju ndihmon t’i keni gjithmonë të buta!

  Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që…

19 hours ago

Udhëtimi i vitit 1858 në Shqipërinë dardane

Në vitin 1858, studiuesi austro-hungarez, Johann Georg von Hahn, i cili më vonë do të…

21 hours ago

Pse macet ndonjëherë hanë me sytë mbyllur?

Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë…

21 hours ago

Aftësitë e rralla të shqiptarëve për udhëheqje, luftë, arkitekturë ndërtime etj…

AFTËSITË E RRALLA TË SHQIPTARËVE PËR UDHËHEQJE, LUFTË, ARKITEKTURË, NDËRTIME ETJ. GREQIA, PERANDORIA OSMANE, EGJIPTI,…

21 hours ago