Macet janë kafshë që kanë aftësi të shumta dhe hulumtimi i fundit zbulon se ato gjithashtu kanë atë aftësi për të ditur gjithmonë se ku është pronari i tyre
Çelësi i kësaj aftësie qëndron te veshët e maceve, tregon një studim i publikuar në revistën PLOS.
Domethënë, macet kanë veshë që mund të lëvizin në 180 gradë, gjithashtu kanë dëgjim të fortë dhe mund të lokalizojnë zërin si radar, transmeton Telegrafi.
Në eksperiment, shkencëtarët regjistruan zërat e pronarëve të maceve dhe i transmetuan në drejtime të ndryshme për të krijuar përshtypjen se pronarët po lëviznin.
Megjithatë, kjo nuk i mashtroi macet.
Ato u habitën kur dëgjuan zërin e pronarit të tyre nga vende të ndryshme, por nuk reaguan ndaj tingujve të tjerë që lëshuan studiuesit.
Rezultatet e testit kanë treguar se macet e dinë gjithmonë se ku janë pronarët e tyre dhe nga zëri mund të dallojnë praninë e një personi edhe në një dhomë tjetër.
Ata besojnë se macet kanë një “përfaqësim mendor të pronarit të tyre edhe kur ai nuk është i dukshëm, dhe ata hartojnë vendndodhjen e tij nga zëri i tij”. /Telegrafi/
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…