<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kurat natyrale për kollin dhe frymëmarrjen

Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.

Mjalti

Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar.

Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit.

Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë.

Farat e Linit

Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe zijini së bashku.

Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përziejeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike.

Xhenxhefili

Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta.

Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë

Çaji i trumzës

Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta.

Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të trija së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese.

Çaj me mjaltë dhe piper të zi

Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi.

Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën.

Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përziejeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Pini lëngun e limonit

Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe pijeni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm.

Bajamet

Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës.

Qepët

Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe zieini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë.

Karafili

Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet.

Lëngu i karrotës

Përgatisni lëng të freskët karrote duke shtrydhur katër karrota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë.

Jamballi

Kjo bimë që njihet edhe me emrin Likuiricia lufton kollën sepse zbut sekrecionet dhe ofron qetësim nga spazmat e bronshitit. Mjaftojnë dy lugë çaji nga lëngu i jamballit në ujë të ngrohtë./

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

16 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago