<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse ngriten çmimet? – Nga Daut Dauti

Gazetarët e huaj në Ukrainë, në mesin e tyre edhe Tim Judah, me të cilin bisedova para pak ditësh, lajmërojnë se në këtë vend nuk janë ngritur çmimet. Madje, edhe në Kiev që bombardohet nga forcat ruse, gjërat themelore ushqimore dhe barnat shiten në shitore e barnatore si më parë. Njësoj, me të njejtin çmim.
Nëse çmimet nuk kanë ndryshuar mu në vatrën e luftës, pra në Ukrainë, pse ato rriten, madje në mënyrë astronomike, në Kosovë dhe Shqipëri ku gjasat për t’u përfshirë drejtpërsërdrejti në luftë janë minimale?
Rritja e paarsyeshme e çmimeve, sidomos e vajit, është alarmuese. Nuk mundet një litër vaj të jetë tri herë më i lartë në Prishtinë se në Londër, qytet i cili në rast të luftës sulmohet i pari. Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk është vetëm faj i tregtarëve dhe qeverisë, e cila e lejon një gjë të tillë. Ngritja e çmimeve vjen si rezultat i kërkesës së qytetarëve, të cilët blejnë miell me tonelata dhe vaj me kuintalë.
Pse këta njerëz e bëjnë këtë gjë? Pse blejnë kaq shumë? Kjo është për shkak se kanë frikë nga lufta. Kjo është arsyeja, që në fakt është qesharake. Gjasat që Kosova të përfshihet në luftë janë minimale. Por, po e marrim se është rrezik i vërtetë dhe se kjo gjë do të ndodhë. Atëherë, çka iu duhet mielli dhe vaji i rezervuar pa hesapë?
Njerëzit tanë këtë gjë e bëjnë për shkak se nuk besojnë në shtetin dhe udhëheqësit e tyre. Edhe, nuk kanë aq shumë faj, pasi që shteti dhe udhëheqësit e tyre në këto raste i kanë lënë gjithmonë në baltë. Udhëheqësit në rast lufte kanë ikur dhe së bashku me tregtarët janë pasuruar. Prandaj, njeriu ynë në këto raste e ringjallë elementin feudal: mekanizmin e familjes. E zbaton një veprim primitiv që me të ta siguroj familjen.
Por, këtu nuk bëhet fjalë për asnjë siguri për shkak se në rast lufte njerëzit nuk do të kenë mundësi të mbyllen dhe ta harxhojnë vajin dhe miellin duke e soditur luftën. Njerëzit te ne, për shkak të përvojës së keqe, ende nuk e kanë kuptuar se në luftë mbrohet shteti e jo familja. Krijimi i rezervave individuale apo familjare është mentalitet që nuk përkon me modernen. Nëse dikush ka siguruar ushqim me tonelata, atij tjetrit ia ka pamundësuar edhe furnizimin më esencial. Dmth në rast lufte ka pranuar që ai tjetri të vdes nga uria.
Nëse deri tashti nuk kemi mësuar asgjë, tashti e kemi rastin që të mësojmë nga Ukraina. Ja pra, shiheni se si mbrohet shteti. I madh e i vogël, gra e burra janë çu n’kamë me mbrojtë shtetin. Mielli, së bashku me vajin dhe ushqimet tjera bëhen të përbashkëta. Gratë sjellin miellin dhe vajin e tyre nga shtëpia dhe bëhen bashkë për të gatuar për ata që janë në front.
Njëherë e për gjithmonë duhet ta flakim anash shprehinë e grumbullimit të paarsyëshëm të ushqimit, të cilin do ta hamë gjatë luftës dhe në të cilën nuk do të marrim pjesë. Jo, kjo nu duhet të ndodhë. Shteti edhe gjatë luftës duhet të funksionoj. Bile edhe më shumë se para luftës. Shteti edhe në luftë duhet të siguroj ushqim, njësoj si në paqë. Prandaj, duhet ruajtur shtetin dhe në rast lufte duhet ndihmuar që aparati i tij të funksionoj edhe më mirë se në paqë. Në luftën e fundit në Kosovë, ne nuk kemi qenë në gjendje ta mbrojmë as familjen e as shtetin. Kjo ka qenë për shkak të një mentaliteti të stërvjetruar, të cilin tashti duhet ta ndryshojmë.

postbck postbck

Recent Posts

Marrja e mendve, ja se kur duhet të shqetësoheni

  Të paktën njëherë e kemi provuar të gjithë marrjen e mendve dhe humbjen e…

2 hours ago

Momente tensioni në Kaliforni, surfisti arrin t’i shpëtojë peshkaqenit

  Një surfist nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste surfin pasi një dron vuri re…

2 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

3 hours ago

Çfarë është ADHD, shenjat që tregojnë se mund ta keni

  Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që…

5 hours ago

Çfarë janë “patch” e vendosura në fanellat e Kupës së Botës dhe si janë të ndara ato!

  Mes të rejave të para të këtij edicioni të Botërorit janë edhe “patch” (ngjitëset)…

5 hours ago

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

4 days ago