<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Disa të dhëna të autorëve të vjetër për lidhjen e pellazgo-iliro-shqiptarëve!

NGA: SAMI ARIFI

Homeri i cili jetoi në shekullin e IX p.l.K., thoshte: “Pellazgët ishin popull që banonin në tokat pjellore të Larisës; Agros e Kretës”. Midis autorëve që ruajtën argumente mjaft të cilësuara është Spiro Konda, i cili në veprën e tij: “Shqiptarët dhe Problemi i Pellazgëve”, ai mbështetë tezën e prejardhjes së drejtpërsëdrejti të shqiptarëve nga pellazgët, dokumentimet e të cilit janë me përmbajtje barazimesh filozofike, toponomastike, mitologjike. Ai shkruan se toponomia e tipit Malea, Malia, Maleiaon, rrjedhin nga fjala Mal, ndërsa të tjerat të tipit Gures, Guropetra e kanë rrjedhën e tyre në fjalën Gur.

Këto fjalë gjinden shpesh në tekste të autorëve të lashtë, si psh. Vepra e Homerit në format Tou Malia (Odhisea cv.308) dhe Malesia Oros (cv. 287). Një fjalë që takohet shpesh në Iliadë dhe që ruhet akoma në gjuhën shqipe është fjala “Pyll”. Në ishullin e Lezbos ku banonin pellazgët gjindet një mal me pyll të dendur dhe që e ka ruajtur emrin origjinal; Pyllojon. Po nga ky ishull ishte edhe heroi Pyllojoni, komandant i shigjetarëve pellazgë (Iliada rap. II, v 1014).

Nga shumë autorë të ndryshëm jepen të dhëna se dorët ishin ilir, ndër të tjerë ishte edhe Tuqiditi, i cili shkruante mbi popullin dor të shquar:

“Përveç disa përjashtimeve të vogla, banorët e Korinthit ishin dor, një fis ilir. Dorët u shtynë në veri e në drejtime të tjera duke kryer një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës në Botë”. Edhe A. V. Pearson e konsideron shqipen si çelësin për interpretimin e disa mbishkrimeve të Kretës së lashtë. L. Benlov: “La Grece avant les Grecs” (Paris 1877, fq, 10) shkruan:

“Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh, personazhesh legjendar, nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje deri tani të hedh dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja. Robert Jokl në “Rellakxikon der Vorgeschichte” (1924, fq, 186), shkruan: “Sidoqoftë vrejm se trashëgimet linguistike që vijnë nga gjuhët e lashta të Ballkanit, si ajo e ilirëve dhe e trakëve janë të lidhura ngushtë me gjuhën shqipe.”

Pellazgët-ilirët ishin monoteistë të cilët i besonin Zotit dhe jetës në dy botët, ata vdekjenë fizike në këtë botë e konsideronin lindje shpirtërore në botën e amshueshme, prandaj te shqiptarët sot e kësaj dite është ruajtur shprehja “Ka ndërruar jetë d.m.th., ka vdekur fizikisht kurse shpirtërisht ka kaluar në botën e amshueshme”.

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

5 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

5 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago