<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të kurojmë dhimbjen e veshit tek fëmijët

Dhimbja e veshit është ndër sëmundjet më të shpeshta që prek fëmijët e vegjël nga mosha 6 muajsh deri në 3 vjeç. Përballë kësaj problematike, prindërit e rinj ndjehen në dilemë se si duhet të sillen me fëmijën, medikamentet që duhet të përdorin dhe dozën e saktë të tyre.

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ pediatria Sonila Biba këshilloi të gjithë prindërit se çfarë duhet të bëjnë në këto raste.

“Dhimbja  e veshit e mirëfilltë do një trajtim për një kohë të caktuar nuk mund t’i hedhim dy pika dhe të themi është mirë. Dhimbja e veshit duhet vendosur me diagnozë nga mjeku pediatër. Ilaçi me pika duhet përdorur vetëm me rekomandimin e mjekut.

Por përse janë kaq të predispozuar fëmijët ndaj dhimbjeve të veshit? Sipas mjekes pediatre kanë një sërë faktorësh që lidhen me njëri –tjetrin.

“Sepse fëmijët e vegjël kanë më shumë mundësi qoftë nga ana fizike, kemi procesin e gjidhënies që shpesh nënat e bëjnë në pozicionin shtrirë dhe kjo favorizon  pak edhe kthimin qoftë ne sekrecione nazale por edhe të qumështit që mund të çojë në fillimin e dhimbjeve të veshit” shpjegoi ajo.

Për të gjithë prindërit që e kanë të vështirë të kuptojnë kur fëmija po vuan nga dhimbja e veshit apo një problematikë tjetër, këto janë simptomat që duhet të keni parasysh sipas pediatres Biba.

Në qoftë se fëmija ka pasur paraprakisht një situatë virusale, hundë të zëna, nëna thotë herë pas here bebi bën si derrkuc ,në qoftë se fëmija ka pasur temperaturë sufrebile, episode kolle, në këtë situatë mund të ketë dhimbje veshi. Ndërsa një fëmijë që është krejt i shëndetshëm që është ushqyer dhe ka bërë të gjitha proceset jetësore, nuk mund të themi që me patjetër është veshi, në raste të rralla mund të jetë edhe veshi por pjesa më e madhe e rasteve nuk është veshi.

Ndërsa theksoi se trajtimi i dhimbjeve të veshit është i nevojshëm pasi mund të zhvillojë infeksione më të rënda ndërsa këshilloi edhe njëherë prindërit të mos përdorin medikamente pa u këshilluar me mjekun pediatër, por vetëm paracetamol në dozën e sugjeruar nga mjeku.

 “Veshi është një strukturë brenda kokës së njeriut dhe normalisht nëse aty ke inflamacion të vazhdueshëm në zonat përreth mund të bësh një infeksion në vazhdimësi, kështu që mirë është që veshi të trajtohet në mënyrë rigoroze. Thjesht të mos abuzojnë me përdorimin ilaçeve në vesh në mënyrë të vazhdueshme pa u konsultuar me mjekun pediatër ose Orl, ndihma e parë në këto raste është dhënia e antidolorit, të gjithë kemi në shtëpi një paracetamol. Gjëja e parë kur kemi një fëmijë që ka një dhimbje është dhënia e gjysmës së dozës terapeutike që ne japim për temperaturë, jo dozën e plotë” përfundoi ajo.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

3 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

5 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

8 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago