<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Frika nga lufta: Si të menaxhoni ankthin, sipas psikoterapeutëve

Në çdo kanal lajmesh, faqe mediash dhe platforma të rrjeteve sociale shohim ditë pas dite përditësime të vazhdueshme për situatën e luftës në Ukrainë. Si mundet dikush që dëshiron të lexojë zhvillimet e fundit dhe njëkohësisht të mbrojë veten nga stresi dhe ankthi kur lajme të tilla negative janë kudo?

“Unë mendoj se të gjithë po përjetojnë një farë shkalle ankthi për çfarë po ndodh në botë,” tha për WebMD Michael Ziffra, një profesor i asociuar i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Northwestern në Chicago.

Është çështje ashpërsie; Të jesh në ankth është një reagim normal njerëzor, thotë ai. Por lajmet janë problem nëse “jua vështirësojnë të bëni çfarë duhet të bëni.”

“Këto ndjenja mund të jenë kaq të vështira për t’u përpunuar dhe mund të na bëjnë të ndihemi të frikësuar. Mund të ketë [gjithashtu] ndjenja pasigurie dhe të panjohura rreth faktit nëse do të ketë një përshkallëzim të përfshirjes brenda jetës sonë dhe atyre që duam,” tha për Press & Journal psikoterapistja Tamsin Brett.

Cilat janë mekanizmat mbrojtës?

Tregoni çfarë ndjeni

Nuk ka kuptim t’i thuash vetes “Unë nuk duhet panikohem” ose t’i thuash vetes se është e paarsyeshme të ndihesh kështu, sepse kjo do ta përkeqësojë atë. Ne nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në Ukrainë dhe nuk mund t’i kontrollojmë, prandaj nuk mund ta mashtrojmë veten duke menduar se mundemi.

“Të tregosh atë që ndjen dhe çfarë të shqetëson është një hap shumë i thjeshtë, por efektiv,” tha Brett. “Duke i ofruar njëri-tjetrit një hapësirë të dhembshur, empatike dhe aspak gjykuese për të folur dhe dëgjuar, ne mund ta mbështesim njëri-tjetrin gjatë kohërave shqetësuese.”

Vazhdoni përditshmërinë

Në situata të tilla, është shumë e rëndësishme të vazhdoni rutinat tuaja të rregullta për të përjetuar një ndjesi normaliteti.

Mos kërkoni prova për të mbështetur frikën që keni

Ju mund ta gjeni veten duke kërkuar prova për të mbështetur mendimet dhe ndjenjat më të këqija; burimet jo të sigurta të lajmeve apo imazhet më rrëqethëse. Nëse po, ndaloni menjëherë.

Bëni “pauza” nga leximi për konfliktin

Dëshmitë e ngjarjeve kërcënuese për jetën mund të shkaktojnë trauma. Përpiquni të monitoroni leximet dhe gjithashtu zgjidhni burime të sigurta për t’u përditësuar.

Hani siç duhet dhe hidratoni, edhe nëse nuk ju pëlqen

Sinjalet e trupit ngatërrohen kur jeni në ankth. Hani në intervale të rregullta, pavarësisht nëse keni oreks apo jo, dhe nëse nuk pini mjaftueshëm, trupi shqetësohet. Plotësoni nevojat themelore, përndryshe gjërat ndihen shumë më keq.

Kushtojini rëndësi frymëmarrjes

Praktikoni teknikat e frymëmarrjes që janë të përshtatshme për ju.

Kaloni kohë në natyrë dhe me kafshë (nëse ju pëlqejnë)

Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Shkoni për një shëtitje në park dhe nëse keni kafshë shtëpiake, përkëdhelini. Nëse mundeni, bëni një masazh, shkoni në spa. Mundohuni të “zhyteni” në diçka të këndshme. Nuk ka të bëjë me eliminimin e realitetit, por ka të bëjë me shijimin e momenteve që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Shihni njerëzit që doni

Përqendrohuni te marrëdhëniet. Bëni plane me njerëzit që ju interesojnë, hani ushqime, shkoni diku me miqtë, kaloni kohë me fëmijët e kështu me radhë.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

13 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

13 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

13 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

14 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

14 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

14 hours ago