A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse fëmija juaj fle lehtësisht në makinë?
Kjo nuk ndodh pa arsye pasi makina është një ambient i këndshëm për fëmijën. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pjesa e brendshme e një makine i ngjan një mjedisi të sigurt, të ngrohtë dhe të qetë në mitër.
Makina në lëvizje krijon tinguj dhe lëvizje të ngjashme që e ndihmojnë fëmijën të relaksohet. Makinat ofrojnë të njëjtin lloj lëkundjeje që ndjeu fëmija juaj kur ishte në mitër kur ju po ecnit, për shembull. Zhurma e vazhdueshme e motorit të makinës është një lloj zhurme që qetëson bebin.
Një motor makine është një lloj “zhurmë e bardhë” që mund të imitojë tingujt e njohur që fëmija dëgjon në barkun e nënës dhe mund të maskojë tingujt e lartë që mund të stimulojnë trurin e një fëmije.
Kjo zhurmë e bardhë ndikon në gjumin duke inkurajuar trurin e foshnjës të adoptojë dhe mbajë valët e trurit më të ngadalta dhe ritmike të lidhura me gjumin.
Komoditeti i sediljes së makinës krijon një ndjenjë sigurie
Rripi jo vetëm që e mban trupin e foshnjës drejt në rast aksidenti, por ndjenja e sigurisë që ofron dhe ngrohtësia e këndshme e brendësisë së makinës mund të përcjellin plotësisht ndjenjën që ka pasur foshnja kur ishte në bark.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…