<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këshilla nga mjekët: Si të mbroni shëndetin e mushkërive

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë renditet i dyti në Evropë, në lidhje me peshën më të lartë të vdekshmërisë si pasojë e kancerit në rrugët e frymëmarrjes.

Këto të dhëna të vitit 2019, thonë se 24.1 përqind e vdekjeve në vend janë shkaktuar prej tumoreve.

Mjekët në vend paralajmëruan pak muaj më parë se çdo vit në vendin tonë diagnostikohen 700 raste të reja me kancer të mushkërive, një shifër alarmante që favorizohet nga stili i jetesës dhe duhanpirja.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë renditur hapat më të rëndësishëm për mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Larg Duhanit

Të dhënat e One World in Data thonë se 1 në 3 shqiptarë pinë duhan.

Ndonëse kjo është një normë e ulët në krahasim me vendet e rajonit, mbetet sërish mbi mesataren botërore të duhanpirjes.

Kjo e fundit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme dhe është përgjegjëse për 80 deri në 90 përqind të rasteve tumorale.

Duhanpirja nuk shkakton vetëm tumor, por edhe rrezikon tepër shëndetin e mushkërive. Edhe mjetet alternative të duhanpirjes kanë pasoja të rënda në shëndetin e mushkërive.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Kujdes Me Astmën Dhe Të Ftohurën

Nëse vuani shpesh nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, siç është astma apo e ftohura, atëherë sigurohuni që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun.

Është shumë e rëndësishme që të merrni ndihmën e duhur mjekësore, dhe mbi të gjitha të vazhdueshme, për shëndetin e mushkërive.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Bëni Analizat e Kancerit Të Mushkërive

Parandalimi është më mirë se trajtimi, e kjo vlen edhe për rrugët e frymëmarrjes.

Një vizitë tek mjeku ka potencialin tju shpëtojë jetën.

Skaneri i mushkërive duhet bërë rregullisht pas moshës 55 vjeç, sidomos ato që kanë pirë nga një paketë në ditë për të paktën 30 vjet ose ata që kanë lënë duhanin 15 vitet e fundit.

Lani Duart

Një gjë kaq e thjeshtë, i mbron mushkëritë nga gripi dhe e ftohura.

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet është që të lani duart.

Larg Toksinave

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ekspozimi ndaj kimikateve dhe toksinave të ndryshme, përfshirë edhe tymi i makinave apo arseniku, rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.

Ka raste që toksinat janë shumë më të rrezikshme dhe më të dëmshme se duhani.

Aktiviteti Fizik

E fundit, por jo për nga rëndësia, është aktiviteti fizik.

Njerëzit që janë fizikisht aktivë, kanë muskuj, zemër dhe mushkëri më të fortë dhe më të ushqyer me oksigjen.

Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aerobi të intensitetit mesatar ose 75 minuta aerobi me intensitet të lartë në javë.

postbck postbck

Recent Posts

Mos e bëj kurrë këtë gjë nëse të del gjumi natën

  Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…

4 hours ago

Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…

1 day ago

Kultura ilire dhe ndikimi i saj në gjithë Europën

KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…

1 day ago

Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip, Hasan Ef. Tahsini, i lindur më 7 prill 1811

Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…

1 day ago

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

2 days ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

2 days ago