Dallimi mes shpërbërjes së BRSS dhe RSFJ është esencial. Hegjemonizmi rus ka qenë total ndaj të gjitha republikave sovjetike kurse ai serb minimal ndaj republikave jugosllave dhe krahinës së atëhershme të Kosovës. Prandaj, në Jugosllavi pati luftë mes Serbisë dhe Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës. Këto vende nuk pranuan të mbeteshin në një Jugosllavi që do të udhëhiqej nga hegjemonizmi serb.
Në BRSS përfshirjen e dhunshme në Federatën Ruse e kundërshtoi me armë vetëm Çeçenia. Madje, rusëve iu dashtën disa vite për ta mposhtur popullin çeçen duke e përdorur tërë arsenalin e armatimit që kishin. Republikat tjera, pos atyre baltike, edhepse u pavarësuan, nuk i ikën ndikimit të plotë rus dhe sot janë pothuaj tërësisht të varura nga Moska.
Ukraina ka qenë shteti i vetëm që viteve të fundit ka tentuar të largohet sa më shumë nga Moska e të afrohet me Perëndimin. Ky tentim Ukrainën e ka futur në luftë me Moskën. Atë që Putini dëshiron ta bëjë, është kthimi i Ukrainës në qerdhen e mëparshme ruse duke ia tkurrë territorin dhe sovranitetin. Nëse Putini këtu ka sukses, ai do ta provojë këtë strategji ndaj ish republikave tjera sovjetike nëse ato e ndjekin rrugën e Ukrainës dhe do të depërtoj edhe në Ballkan ku e ka satelitin e saj – Serbinë. Pse jo, nëse mundet? Gjërat shkojnë në këtë mënyrë, sipas mundësisë, e jo sipas dëshirës.
Gratë ruse janë patriote, por nëse martohen me burra të përkatësisë tjetër kombëtare, e marrin anën e burrit plotësisht. Kështu ka ndodhur me shumë gra të këtilla në BRSS, përfshirë, Allën, gruan e Gjokhar Dudajevit, heroit të luftës çeçene kundër Rusisë. Kur rusët ia vranë burrin, ajo u bë edhe më shumë anti-ruse. Kur ra Çeçenia, ajo mori rrugën për Turqi. KGB ishte në gjurmë të saj dhe e kapi rrugës. Agjenti që e mori në pyetje ka qenë Alexander Litvinenko, të cilin Putini do ta helmonte për vdekje në Londër më 2006. Por, gruaja ruse e Dudajevit, thuhet se nuk e kishte trembur syrin kur ishte marrë në pyetje nën kërcënime e dhunë dhe nuk kishte nxjerrë asnjë fjalë. Madje, i kishte sharë dhe mallkuar agjentët e KGB-së.
Në foto është Gjokhar Dudajev, heroi i luftës për pavarësi të Çeçenisë. /InforCulture.info
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…