A ishte Lufta e Ftohtë, krisja e marrëdhënieve Rusi-Perëndim?

E shpallur më 12 mars 1947, me synimin e frenimit të zgjerimit sovjetik, hera-herës Doktrina Truman shihet si e para deklaratë e Luftës së Ftohtë. Katër ekspertë, pyesin nëse trashëgimia e konfliktit është përcaktuese drejt një të vetmi./Konica.al

“Lufta e Ftohtë i përshtatet modelit të konflikteve tipike midis Rusisë dhe Perëndimit”

Sergei Bogatyrev, Profesor i Associuar i Historisë në shkollën UCL të Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore

Rusia me Perëndimin ka pasur një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje që nga shekulli i 16-të, kur pa vendosjen e kontakteve të rregullta midis Moskës dhe Evropës. Ekzistojnë arsye historike për këtë dykuptimësi. Rusia gjatë historisë së saj ka ndarë shumë ide me Perëndimin, nga krishterimi te socializmi, mirëpo në Rusi këto ide kanë marrë gjithmonë forma specifike lokale, të cilat perëndimorët i kanë parë shpesh si herezi barbare ose lajthitje brutale, qoftë ortodoksia, autokracia e Pjetrit I, apo eksperimenti socialist sovjetik. Mosmarrëveshja ideologjike ishte një komponent kryesor në konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit. Në shekujt 16-17-të, carët rusë e konsideruan veten si mbrojtës të krishterimit të vërtetë, ortodoksisë, kundër katolicizmit. Sidoqoftë, konfliktet ushtarake midis Rusisë dhe Perëndimit shoqëroheshin zakonisht me thirrje për paqe. Carët moskovitë e shpallnin vazhdimisht dëshirën për të ndaluar gjakderdhjen e krishterë gjatë luftërave me fqinjët e tyre perëndimorë, veçanërisht Poloninë. Katerina e Madhe dhe carët që e pasuan, e konsideronin veten si anëtarë të familjes evropiane të monarkëve, duke ruajtur rendin dhe stabilitetin kundër revolucioneve. Në shekullin e 19-të, qëllimi zyrtar i ndërhyrjes ruse në çështjet evropiane ishte ndalimi i kaosit dhe dhunës revolucionare si në Perëndim, ashtu edhe në Rusi. Në shumë aspekte, Lufta e Ftohtë i përshtatet modelit të konflikteve tipike midis Rusisë dhe Perëndimit. Dallimet ideologjike ishin forca kryesore lëvizëse në konflikt; armët e shkatërrimit në masë e bënë një domosdoshmëri bashkëjetesën paqësore. Pati momente konfrontimi të rrezikshëm, si kriza e raketave kubane e vitit 1962, por superfuqitë ruajtën dialogun, që parandaloi shmangien e luftës bërthamore. Konfrontimi aktual me Perëndimin, i nxitur nga Vladimir Putin, ndryshon nga Lufta e Ftohtë në dy aspekte të rëndësishme. Së pari, i mungon komponenti ideologjik, që shpjegonte konfliktet e kaluara. Po ashtu, udhëheqja ruse e ka zëvendësuar retorikën produktive të paqes me të menduarit zero. Qëllimet e turbullta e bëjnë krizën aktuale një zhvillim të ri dhe të rrezikshëm./Konica.al

“Trupat perëndimore u përpoqën të ndrydhnin revolucionin bolshevik që në lindje”

Rodric Braithwaite, Ambasador Britanik në Bashkimin Sovjetik (1988-91) dhe autor i “Armageddon dhe Paranoia: Konfrontimi Bërthamor” (Profili, 2017)

Njerëzit do sjellin prova, se kur filloi Lufta e Ftohtë derisa të vijë mbretëria. A ishte me refuzimin e Stalinit për t’u tërhequr nga vendet e Evropës Lindore, ushtritë e të cilit kishin pushtuar deri në fund të luftës? A ishte njoftimi i Çërçillit në mars 1946, se një Mjegull e Hekurt kishte rënë mbi Evropën? Apo njoftimi i Trumanit në mars 1947, se Amerika do të frenonte përparimin e komunizmit në Greqi dhe më gjerë? Fqinjët evropianë e shihnin Rusinë si një despotizëm të pakëndshëm dhe, më pas, si një kërcënim masiv ushtarak. Shumica e mirëpritën përmbysjen e carit në 1917, po më pas erdhi në pushtet Lenini, duke trumbetuar armiqësinë ndaj botës kapitaliste, duke dërguar ushtri në Poloni me shpresën për të ndezur revolucionin në Gjermani, duke nxitur revoltë në perandoritë e Evropës në Indi, Afrikë dhe Azi. Stalini nuk i braktisi kurrë ato ambicie, megjithëse pezulloi përmbysjen (megjithëse jo spiunazhin) kundër aleatëve gjatë luftës. Perëndimi u përgjigj në të njëjtën mënyrë. Trupat britanike, franceze, japoneze dhe amerikane u përpoqën të ndrydhnin revolucionin bolshevik që në lindje. I frikësuar nga përpjekjet bolshevike për të depërtuar në institucionet britanike, Shefi i Shtabit Britanik përpiloi listat e veteranëve të vijës së parë, që mund t’i thërriste për të shtypur revolucionin. Në maj 1945, Çërçilli u kërkoi gjeneralëve një skemë për të dëbuar trupat sovjetike nga Evropa Lindore: ata me të drejtë e quajtën “Operacion i Jashtëzakonshëm”. SHBA dhe Britania dërguan spiunë dhe diversantë në Evropën Lindore: shumica u tradhtuan dhe u ekzekutuan. Marrëdhënia amerikane me Rusinë ishte e veçantë. Cari dërgoi një flotë për të mbështetur Veriun gjatë Luftës Civile Amerikane. Amerikanët e kishin kundërshtuar gjithmonë regjimin e tij si një çështje të parimit republikan, kështu që ata ishin të parët që njohën qeverinë republikane të krijuar në shkurt 1917. Mirëpo, armiqësia e tyre ndaj regjimit të poshtër të Leninit ishte e menjëhershme dhe e zhurmshme, gjë e cila vazhdoi edhe pasi e njohën Bashkimin Sovjetik në vitin 1933. Gjurmët e zinxhirit të shkakësisë arrijnë deri tek Adami dhe Evën, por nëse detyrohem të zgjedhë, do të thosha se ishte grushti i shtetit bolshevik i tetorit 1917 që shënoi ndryshimin më të madh në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

“Ardhja e aventurierëve tregtarë anglezë në 1553 meriton të përmendet”.

Tatyana Zhukova, Mësuese e Historisë së Hershme Moderne në Universitetin e Edinburgut

Marrëdhënia e Rusisë me Perëndimin ka reflektuar gjithmonë synimet dhe aspiratat e saj gjeopolitike. Megjithatë, nëse do të zgjidhja një ngjarje që ndryshoi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin (veçanërisht Anglinë), atëherë mbërritja e aventurierëve tregtarë anglezë në brigjet e Archangel në 1553 meriton të përmendet. Në Rusi, tregtarët gjetën terren pjellor për sipërmarrjet tregtare, kryesisht shitjen e të leshtave angleze. Kompania angleze “Muscovy”, e themeluar në 1555, zgjeroi me shpejtësi bazën e saj të operacioneve nga Archangel në Moskë dhe më pas në qendrën jugore tregtare të Astrakhan. Përjashtimet nga taksat dhe doganat, së bashku me privilegje të tjera të veçanta, u dhanë dorë interesave tregtare angleze, megjithëse tregtarët shpesh e gjenin veten në qendër të një sherri diplomatik midis kombeve të tyre pritëse dhe atyre të origjinës. Ndërsa qeveria angleze e shikonte marrëdhënien me Rusinë vetëm si një partneritet tregtar, kurse interesi rus për aleatin e ri perëndimor ishte politik, madje kërkuan një aleancë ushtarake. Dallimi në synime çoi në episode tensioni, efektet e të cilave u përballuan kryesisht nga tregtarët: kërcënime për dëbim, heqje privilegjesh dhe zhvatje nga zyrtarët vendas. Sidoqoftë, në kohë miqësie, carët mund të ishin gjithashtu bujarë. Tregtarët anglezë u lejuan të ngrohnin shtëpitë e tyre gjatë verës, një veprim i ndaluar për shumicën e banorëve të Moskës, si masë paraprake zjarri në qytete kryesisht prej druri. Megjithëse ishte marrëdhënia e parë diplomatike e Rusisë me një fuqi të Evropës Perëndimore, ajo nuk la kushedi ç’trashëgimi politike, pasi të dyja shtetet nuk ishin ende Goliaths perandorakë të shekujve të mëvonshëm. Megjithatë, kjo shënoi një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme ruse, një ndryshim që filloi të shikonte drejt Perëndimit. Në fund të fundit, nuk ishin vetëm mallra, por inxhinierë, mjekë dhe farmacistët që udhëtuan për në Moskë me anijet angleze. Si një testament për këtë trashëgimi, ju mund të vizitoni ende Gjykatën e vjetër angleze, e vendosur në selinë origjinale të shekullit të 16-të të kompanisë “Muscovy”, e vendosur vetëm pak metra larg Katedrales së Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës.

“Inovacionet kulturore të shekullit të 18-të ishin, sigurisht, më transformuese se Lufta e Ftohtë”.

Julia Leikin, Asistent Profesoreshë e Historisë, Shkolla e Lartë e Ekonomisë, Moskë

Pranëvënia e Rusisë dhe “Perëndimit” ka qenë një tërhiq e mos e këput i të shkruarit historik për vendin, megjithatë në disa mënyra është zhgënjyese. Një hartë konceptuale e Evropës përgjatë një boshti lindje-perëndim filloi të shfaqej vetëm në shekullin e 19-të. Kjo opozitë sugjeron gjithashtu një “Perëndim” të unifikuar, gjatë një periudhe kur dallimet fetare, politike dhe kulturore ishin më shumë përçarëse sesa unike. Inovacionet kulturore që e vendosën Rusinë brenda shoqërisë së shteteve evropiane në shekullin e 18-të, sigurisht që ishin më transformuese, sesa kontrasti ideologjik që përcaktoi dekadat e Luftës së Ftohtë. Gjatë atij shekulli, përpjekjet “evropianizuese” të monarkëve të njëpasnjëshëm rusë revolucionarizuan institucionet e vendit dhe doket e zakonet e elitës së tij. Njerëzit dhe ndërtesat veshën fasada të reja, pasi fisnikëve dhe banorëve të qytetit iu tha të adoptonin veshjet evropiane, të rruanin mjekrën tradicionale, ndërsa pallatet dhe rezidencat u ndërtuan në stile të ndryshme klasike. Artistë të huaj u ftuan në pallate mbretërore për të shijuar ndryshimet në pikturat e tyre të reja laike, ndërsa pallate dhe kopshte të ndërtuara në një stil evropian ishin të mbushura me objekte arti të importuara nga Evropa. Këto ndryshime u shfaqën përgjatë rrugëve dhe argjinaturave të kryeqytetit të ri të vendit, Shën Petërsburg, me metaforiken “dritarja drejt Evropës”. Ndryshime të tjera ishin po aq të rëndësishme. Kalimi në një sistem kalendarik të stilit evropian, riorganizimi i burokracisë shtetërore, modernizimi i ushtrisë dhe krijimi i marinës, pati efektin grumbullues për ta bërë Rusinë një lojtare në çështjet evropiane. Një shekull më vonë, statusi i Rusisë si fuqi evropiane u konfirmua kur vendi zuri karrigen e tij në Kongresin e Vjenës. Tranzicioni i Rusisë nga një vend i përshkruar dikur si një mbretëri “e vrazhdë dhe barbare” në një monarki evropiane, ishte burim i madh tensioni brenda shoqërisë ruse. Epoka e artë e letërsisë ruse, e mundësuar nga reformat e shekullit të 18-të, u pasua nga debate intensive mbi karakterin kombëtar të vendit. Këto shqetësime funksionuan nga kultura e lartë në politikë, duke marrë fund vetëm kur revolucioni rus të shushurijë për të ndreq vendin dhe njerëzit e tij./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

7 hours ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

7 hours ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

1 day ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

1 day ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

2 days ago