Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.#
Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.
Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.
Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere largohen gjatë përpunimit dhe fermentimit.
Ndaj ju këshillojmë të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të përpunuara.#
Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.
Përmban plot antioksidantë.#
Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.
Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.
Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.#
Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.
Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak.
Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.
Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.
Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.
Ndihmon me tretjen
Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.
Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.
-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,
– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.
– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,
– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt
-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.
– Shmangni duhanin, alkoolin, ushqimet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.
– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.
Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e shenjave të urthit.
Mjaft me ushqimet e shpejta
Sipas të dhënave ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë shenjat e urthit.
Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.
Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.
Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…