<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përse duhet të pini ujë me xhenxhefil?

Por sipas ekspertëve xhenxhefili ofron një tjetër përfitim për trupin tuaj, atë të qetësimit të një sërë problemesh me stomakun, diabetin, artritin apo Alzhaimerin. Uji me xhenxhefil duket se është këshilla më natyrale për të kaluar çdo problem me organizmin tuaj, por kini parasysh disa këshilla.#

Përse duhet ta përdorni?
Xhenxhefili vjen në ndihmë në shumë forma, përfshirë kapsulat e suplementëve, pluhurat spërkatës në formën e erëzave dhe pomadat për përdorime të ndryshme. Megjithatë në ndihmën ndaj stomkun xhenxhefili ndihmon në frenimin e oreksit të tepërt. Çaji i xhenxhefilit apo bima vetë ka disa veti si rregullimin e metabolizmit dhe nxjerrjen e sheqernave nga trupi. Të gjtiha këto ndihmojnë në menaxhimin e peshës së tepërt të shoqëruar sigurisht me një dietë të shëndetëshme.

Gjithashtu ndihet edhe si një meaxhues i mirë i diabetit siç përmendëm edhe më lart pasi ndihmon me sheqerin në gjak. Në një studim ku morën pjesë 41 persona të cilët morën 2 gramë pluhur xhenxhefili për 12 javë të dhënat treguan për një ulje të ndjeshme të sheqerit në gjak. Vetitë e tij antinflamatore ndikojnë edhe në sëmundje të tjera si artriti apo Alzhaimeri. E së fundi mbi dhimbjet e stomakut, xhenxhefili ndihmon në largimin e të përzierave dhe ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit.

Kujdes me sasinë
Megjithëse plot vlera për shëndetin dhe xhenxhefili nuk vjen pa efekte anëosre. Sigurisht nëse e teproni me konsumoni e tij mund të shkaktojë urth, gazra, fryrje stomaku, dhimbje apo djegie të gojës. Megjithëse janë efekte anësore të rrala është mirë që të kini kujdes me sasitë. Sasitë e rekomanduara për konsum janë 4 gram oluhur në ditë ose 1-2 feta të freskëta për të bërë rreth 4 gota ujë me xhenxhefil. Nëse po merrni mediakmente ose vitamina të tjera gjatë kësaj kohe, flisni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ujë me xhenxhefil në dietën tuaj.

Si ta përgatisni
Si fillim lajeni mirë rrënjën e xhenxhefilit tuaj dhe qërojeni me kujdes nga lëkura. Me anë të një rende ose me thikë grini hollë rreth 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët ose 4 gramë në formën e pluhurit. Ndërkohë zieni 4 gota ujë dhe kur të fillojë të vlojë, shtoni xhenxhefilin e lëreni për disa minuta. Më pas hiqeni ujin nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 10 minuta para se ta kulloni për konsum. Në fund pasi ta keni kulluar, mund të shtoni limon ose mjaltë në varësi të shijes dhe konsumojeni të ngrohtë ose të ftohtë të ruajtur në frigorifer.

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

14 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

1 day ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago