Helikopteri fluturoi për 30 minuta në bazën ushtarake “Campbell” në Kentaki dhe e përsëriti fluturimin edhe të hënën, sipas njoftimit të Agjencisë Amerikane të Projekteve të Mbrojtjes.
Fluturimi testues u krye falë Sistemit të Automatizimit të Kabinës Drejtuese, siç quhet pajisja që mendohet të montohet në helikopterët ekzistues, për të bërë të mundur ngritjen dhe manovrimin e tyre pa pilot.
Helikopteri Black Hawk, modeli UH-60A, kishte të instaluar “Matricën Sikorsky”, nga kompania e prodhimit të mjeteve dhe pajisjeve Iuftarake “Lockheed Martin”, një teknologji që lejon kryerjen e fluturimeve autonome.
“Me uljen e ngarkesës së punës, pilotët mund të përqendrohen te menaxhimi i misioneve dhe jo gjërave mekanike”, tha Stuart Young, menaxher programi në Agjencinë e Projekteve të Mbrojtjes.
“Ky kombinim unik pajisjeve dhe programeve autonome e bën fluturimin më të zgjuar dhe të sigurt”.
Helikopteri Black Hawk – Skifteri i Zi – i quajtur kështu sipas një Iuftëtari nativ amerikan të shekullit XVIII, është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane në vitin 1979.
Prej asaj kohe, helikopteri ka pësuar disa modifikime dhe është pasuruar me versione më moderne.
Këto mjete fluturuese janë përdorur në konflikte të armatosura në Grenada, Pana, Irak, Somali, Ballkan, Afganistan dhe në zona të tjera të Lindjes së Mesme.
Disa prej këtyre helikopterëve i janë dhuruar nga SHBA-ja edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…