Arkeologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë zbuluar disa ndërtesa, që deri më tani konsiderohen më të vjetrat e gjetura në këtë vend dhe datojnë të paktën 8500 vjet më parë. Këto ndërtesa ndodhen në ishullin Ghagha, në perëndim të qytetit të Abu Dhabi-t.
“Strukturat që janë zbuluar ngjasojnë me disa dhoma të thjeshta e të rrumbullakëta, të cilat kanë mure guri në një lartësi prej gati një metri”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabi-t.
Ekipi, tha në deklaratë, se mbetjet arkeologjike, kanë qenë me gjasë shtëpia të një komuniteti të vogël që mund të ketë jetuar në këtë ishull dhe merrej me gjueti e peshkim.
Së bashku me këto vendbanime neolitike, u zbuluan gjithashtu qindra artefakte, mes tyre maja shigjetash prej guri të punuara imët që përdoreshin për gjueti.
Gjithashtu, brenda një prej strukturave të zbuluara, u gjet edhe një trup i varrosur që daton rreth 5000 vjet më parë.
Rekordi i mëparshëm për zbulimet më të vjetra në Emiratet e Bashkuara Arabe, u vendos në vitin 2017, kur u zbulua perla më e vjetër në botë në brigjet e Abu Dhabi-t.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…