<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si asnjëherë më parë, NASA publikon fotot e supernovës “të mbërthyer” nga re gazi

Pak më shumë se dy muaj pas nisjes në hapësirë, eksploruesi më i ri në NASA – Imaging X-Ray Polarimetry Explorer, ose IXPE – ndau imazhet e tij të para, në të cilat shfaqet “Cassiopeia A”, mbetja më e famshme e një supernove ose ylli në shpërthim.

Rreth mbetjeve të yllit, shihen re në ngjyrë të purpurt të mbushura me gaz. Këto re, krijohen kur valët goditëse nga shpërthimi, ngrohin gazin përreth në temperatura aq të larta, sa që çlirojnë grimca me energji po aq të lartë që quhen rreze kozmike.

“Imazhi IXPE i Cassiopeia A është i mrekullueshëm dhe ne mezi presim të analizojmë të dhënat e polarimetrisë për të mësuar edhe më shumë rreth kësaj mbetjeje të supernovës”, tha në një deklaratë Paolo Soffitta, hetuesi kryesor italian për IXPE në Institutin Kombëtar të Astrofizikës në Romë. Anija kozmike, një përpjekje bashkëpunimi midis NASA-s dhe Agjencisë Italiane të Hapësirës, përbëhet nga tre teleskopë.

Megjithëse Cassiopeia A është vëzhguar më parë duke përdorur teleskopë të tjerë, IXPE është krijuar për të zbuluar më tepër rreth disa prej objekteve më ekstreme në univers, si supernova, vrimat e zeza dhe yjet neutron.


Pjesëza e supernovës Cassiopeia A ndodhet rreth 11 000 vite dritë larg nga Toka. Momentalisht, është një flluskë gjigante e mbushur me gaz të nxehtë, në zgjerim dhe është mbetja më e re e zbuluar nga një shpërthim supernova.
Të dhënat me rreze X të kapura më parë nga Observatori i Rrezeve X Chandra i NASA-s mund të shihen në ngjyrë blu. Chandra u nis në hapësirë në vitin 1999 dhe u fokusua menjëherë te Cassiopeia A, duke zbuluar praninë e një vrime të zezë ose të një ylli neutron në qendër të mbetjes së supernovës.

“Imazhi IXPE i Cassiopeia A është po aq historik sa imazhi i Chandra-s, i të njëjtës mbetje të supernovës”, tha në një deklaratë Martin C. Weisskopf, hetues kryesor i IXPE me bazë në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s në Huntsville, Alabama. Të dhënat që IXPE ka mbledhur rreth Cassiopeia A mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të masin se si polarizimi ndryshon në të gjithë mbetjen, e cila është 10 vite dritë e gjerë.

Përdorimi i IXPE për të studiuar polarizimin e rrezeve X kozmike i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë mbetjet e yjeve të shpërthyer, si vrimat e zeza dhe yjet neutron, mjediset e tyre dhe si prodhojnë rrezet X. Kjo perspektivë mbi objektet ekstreme kozmike mund të zbulojë gjithashtu përgjigjet për pyetjet më të mëdha themelore rreth fizikës.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

4 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

4 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago