<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lëngjet të cilat ju ndihmojnë të luftoni aneminë

Nëse dëshironi që ta trajtoni aneminë dhe po ashtu të ndiheni me energji si kurrë më parë gjatë gjithë ditës, atëherë këto lëngje duhet të jenë të parat që i pini në mëngjes.

LËNGU I MAJDANOZIT PËR PARANDALIM DHE TRAJTIM TË ANEMISË

Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Është i pasur me hekur, por edhe me vitamina dhe antioksidues që promovojnë detoksimin e trupit.

Përbërësit: 1 grusht majdanoz; Lëngu nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni majdanozin mirë. E copëtoni në disa pjesë. E vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. I përzieni për disa minuta. E pini menjëherë, preferohet para kafjallit.

LËNGU NGA PANXHARI DHE THARMI I BIRRËS

Panxhari është perime e pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Dhuron energji, që lufton dhimbjet, ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët.

Përbërësit: 1 panxhar; 1 karotë; 1 lugë tharmë të birrës (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.

LËNGU ME MANAFERRA, DREDHËZA DHE MOLLË

Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Përbërësit: 2 manaferra; 3 dredhëza; 1 mollë; 1/2 e gotës ujë (100 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni manaferrat dhe dredhëzat dhe i futni në blender. Copëtoni mollën dhe ia shtoni përbërësve e tjerë. Mos harroni t’i hiqni farat. Shtoni gjysmë gotë me ujë për ta lehtësuar përzierjen. E pini në mëngjes.

LËNGU ME RREPKË DHE LAKËRISHTË

Lëngu nga rrepka dhe lakërishta posedon pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si preventivë e anemisë dhe të kontrolloni plogështinë dhe dhimbjet.

Përbërësit: 5 copë lakërishtë; 4 rrepka; 2 grushte spinaq; 1 gotë ujë (200 mL), transmeton gazeta Kosova Sot.

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. Shtoni një gotë me ujë dhe e pini para kafjallit.

LËNGU ME KAROTË DHE LAKËRISHTË

Karotat dhe lakërishta ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.

Përbërësit: 3 karota; 2 copë lakërishtë; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Kur të jenë përzier, e pini sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.

LËNGU ME SPINAQ, KAROTA DHE SELINO

Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia.

Përbërësit: 5 karota; 1 kërcell selino; 1 grusht spinaq; 1 gotë me ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Përbërësit i pastroni mirë, i përzieni në një enë dhe i hidhni në blender me një gotë ujë. Përzieni për disa minuta. E shërbeni të freskët, para kafjallit.

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

3 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

3 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

3 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

3 days ago