<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zalmoxes shqiperorum, dinosauri i emëruar sipas Shqipërisë

Shkruan Fahri Xharra

Zalmoxes është një tip dinosauri i zhdukur që është gjetur nga paleontologët në Transilvani (Rumani). Kjo specie e veçantë është klasifikuar nga kërkuesi, Franz Nopcsa, si “Rhabdodon robustum”.

Baron Franz Nopcsa me veshje kombëtare shqiptare

Ky dinozaur, mbetjet eshtërore e të cilit janë gjetur në Rumani, është emëruar “Zalmoxes”, në nderim të hyut dak me po të njëjtin emër. Gjetjet e mëvonshme të paleontologëve kanë gjetur edhe një specie të ngjashme të dinozaurit, të cilën e kanë emëruar sakaq si “Zalmoxes shqiperorum”, i emëruar sipas Shqipërisë.

Baron Franz Nopcsa me veshje kombëtare shqiptare

Motorët e kërkimit në Google japin të dhëna intriguese për këtë lloj dinosauri. Po si u bë që kjo specie mban emrin e Shqipërisë?

Duke qenë se albanologu hungarez, Baron Nopcsa (1877- 1933) bënte kërkime edhe prej paleontologu, gjetjet e fosileve në Rumaninë malore fillimisht u klasifikuan si “Rhabdodon”, ndonëse studiuesit e mëvonshëm provuan se ky lloj dinosauri ishte një specie tjetër.

Kësisoj, studiuesi Weishampel bashkë me ekipin e tij e emëruan këtë specie si “Zalmoxes shqiperorum”, për nder të dashurisë që kishte Nopcsa për shqiptarët, veçmas fiset veriore.

Baroni Franz Nopsca ka pasur një dashuri të gjallë për shqiptarët, të cilëve u kushtoi një pjesë të mirë të jetës. Njohës i shkëlqyer i shqipes, dialekteve të saj dhe traditave, ai mbante lidhje të afërta me drejtuesit e kryengritjeve antiosmane.

Bashkë me mikun e tij të zemrës, Bajazit Elmaz Doda, kanë studiuar fosilet në Vjenë.

postbck postbck

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

6 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

6 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

7 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

7 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

7 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

8 hours ago