<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ngërçet në këmbë, çfarë duhet të dini?

Nëse do t’ju duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e pështatshmja. Ngërçi në këmbë shkakton dhimbje ose shqetësim të papritur dhe intensiv. Shumë herë shkaku pse këto ngërçe ndodhin shpesh herë është i panjohur.

Megjithatë disa faktorë të mundshëm përfshijnë dehidratimin, pozicionin e këmbës dhe lodhjen e muskujve. Dhimbjet mund të ndodhin edhe si efekt anësor i medikamenteve të caktuara ose mund të jenë një shenjë e një problem të rëndë shëndetësor. Por lajmi i mirë është se ngërçet e këmbëve zgjasin pak dhe largohen brenda disa sekondave ose minutave. Nëse po kërkoni të lehtësoni shqetësimin dhe të ndaloni menjëherë ngërçet, këto këshilla mund t’ju vijnë në ndihmë.

Lëvizni

Për shumicën e njerëzve, ngritja në këmbë dhe lëvizja është mënyra më e mirë për ndaluar menjëherë këtë dhimbje. Duke bërë një ose dy hapa, ju do të angazhoni muskulin në pjesën e përparme të këmbës, duke ndihmuar në largimin e ngërçit.

Aplikoni ngrohje, pastaj akull

Nxehtësia ndihmon për të liruar muskujt e kontraktuar. Për këtë ju mund të përdorni një peshqir të ngrohtë ose një batanije me ngrohje. Ngrohtësia shton rrjedhjen e gjakut në zonë, e cila sjell më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese, duke ndihmuar kështu me muskujt e kontraktuar. Akulli është më pak i dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e një ngërçi. Por pas një ngërçi ju mund të ndjeni lëndim tek muskujt tuaj, prandaj aplikimi i akullit në atë zonë mund ta lehtësojë këtë shqetësim, përcjell kosovarja.

Merrni qetësues kundër dhimbjeve

Nëse keni një ngërç në këmbë, marrja e një qetësuesi pa recetë nuk do t’i japë fund dhimbjes. Por një ngërç mund të tendosë ose të irritojë muskujt, duke çuar në dhimbje dhe parehati të vazhdueshme. Në këtë pikë qetësuesit mund t’ju ndihmojnë.

Hidratohuni

Nëse ngërçet janë për shkak të dehidrimit, konsumi i ujit ose një pije sportive me elektrolite mund t’ju ndihmojë. Kjo mund të ndihmojë edhe në shmangien e rasteve të tjera të ngërçit.

Konsumoni një banane

Çbalancimi i elektroliteve në trup mund të shkaktojë ngërçe të muskujve. Nëse ky është fajtori, konsumi i një bananeje mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit. Kjo është një taktikë parandaluese nëse nivelet tuaja të kaliumit janë të ulëta. Por mbani në mend se ngrënia e një bananeje nuk do ta ndalojë menjëherë ngërçin në këmbë nëse jeni në mes të një spazme muskulore.

postbck postbck

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

7 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

7 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

8 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

8 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

8 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

9 hours ago