<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6 arsye shëndetësore përse nuk jeni të uritur në mëngjes

Me siguri dëgjoni shpesh që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por kjo mund të mos jetë e vërtetë për të gjithë njerëzit, duke qenë se disa nuk konsumojnë thuajse asgjë sapo zgjohen. Shpesh mund të mos ndiheni të uritur në mëngjes dhe kjo mund të lidhet me një sërë arsyet të cilat do t’i shpejgojmë edhe në këtë artikull.

Shkaqet nisin që nga ato më të thjeshtat e deri tek simptomat e fshehura të sëmundjeve serioze. Ndiqni mëposhtë 6 më kryesoret prej tyre.

Keni ngrënë shumë në darkë

Një nga arsyet më të mëdha përse nuk ndiheni të uritur në mëngjes lidhet me sasinë e ushqimit që mund të keni kosnumuar një natë më parë. Nëse konsumoni shumë proteina mishi në darkë stomaku do të ndihet i ngopur për një kohë më të gjatë. Gjithashtu proteina mund të ndikojë në nivelet e hormoneve përgjegjëse për urinë duke ju bërë të ndiheni më të ngroput pë rnjë kogë më të gjatë. Prandaj nës eju shijon vakti i mëngjesit evitoni proteinat në orët e vona të natës.

Ndryshimet hormonale

Hormonet mund të ndryshojnë brenda natës ndaj ndjesit e çuditshme në mëngjes apo uria e pakët mund të jenë pjesë e e këtyre arsyeve. Teksa flini gjumë gjatë natës, disa hormone shtohet e të tjera pakësohen e kjo mund të çojë lehtë në ndryshimin e oreksit që me mëngjes. Hormone si adrenalina që bllokojnë urinë kanë tendencën të jenë më të të lartë në mëngjes. Adrenalina ul shpejtësinë e tretjes së ushqimeve duke çliruar rezervat e karbohidrateve që ruhen në muskuj apo mëlçi. Një studim, tregoi se nivelet e grelinës, hormonit të urisë janë më të ulët në mëngjes së sa një natë më parë. Këto ndryshime hormonale shpesh janë mëse të zakonshme për organizmin e njeriut, ndaj nuk ka nevojë të shqetësoheni. Sidoqoftë nëse keni ndryshme të mëdha të oreksit është mirë q ëtë këshilloheni me një specialist.

Vuani nga ankthi ose depresioni

Të syja këto gjendje mendore mund të ndikojnë në urinë dhe oreksin tuaj të përditshëm e sidomos në mëngjes. Një nga simptomat e depresionit ose ankthit është edh ehumbja e oreksit pasi rriten nivelet e stresit dhe hormoneve të tjera të cilat ju ndalojë urinë.

Shtatëzania

Të përzierat e mëngjesit dhe pamundësia pë rtë ngrënë janë nga simptomat më të zakonshme të fillimeve të shtatzanisë. Kjo gjendje ndikon drejtpërdrejtë në oreksin tuaj, duke shkaktuar edh esimptoma të tjera si problemet me tretjen apo dhimbjet e stomakut.

Jeni të sëmurë

Gripi, e ftohura apo infuenca të ndryshme mund të ndikojnë drepjtërdrejtë në shijen dhe oreksin tuaj. Kur jeni të sëmurë dhe zgjiheni në mëngjes zakonisht ndjesia e urisë dhe dëshira për të ngrënë nuk është shumë e madhe. Nëse ndodheni në këtë gjendje, kini parasysh të qëndroni të hidratuar dhe të konsumoni vakte të cilat kanë shum vitamina.

Shkaqe të tjera

Përveç të gjithë arsyeve që ju shpjeguam më sipër, tek mungesa eurisë në mëngjes mun dtë futen edhe të tjera. Përshembull marrja e ilaçeve të caktuara si antibiotikët ndikojnë në uljen e urisë. Oreksi bie me kalimin e viteve ndaj mosha mund të jetë një tjetër factor ndikues. Hipotiroidizmi apo probleme të tjera me tiroidet mund të shkaktojnë humbje të oreksit. Gjithashtu sëmundje të tjera që prekin veshkat, mëlçinë, stomakun mund t’ju shkaktojnë ndëpreje të oraksit. Nëse keni probleme të vazhdueshme me ushqimin është mirë që të këshilloheni me një mjek specialist./AgroWeb/

postbck postbck

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

8 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

8 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

9 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

9 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

9 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

10 hours ago