7000 vjet më parë, evropianët e kishin lëkurë të errët dhe sytë blu, një fenotip që nuk ekziston më sot. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i udhëhequr nga biologu katalanas nga Këshilli i Lartë për Kërkimin Shkencor (CSIC) Karles Lalueza-Foks.
Në vitin 2012, ky studiues analizoi një pjesë të gjenomit të dy gjuetarëve mesolitikë të gjetur në sitin La Brana–Arintero, në Valdelugueros (Leon). Mostrat bënë të mundur renditjen e 1 për qind të ADN-së së këtyre individëve, dhe përcaktimin se popullatat aktuale iberike, nuk e kanë origjinën gjenetike nga këta individë.
Epoka e Mesolitit, përfundon me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, nga Lindja e Mesme. Ardhja e Epokës së Neolitit, me një dietë të bazuar tek karbohidratet dhe patogjenët e rinj të transmetuar nga kafshët shtëpiake, solli me vete sfida metabolike dhe imunologjike, të cilat u reflektuan tek përshtatjet gjenetike të popullatave të mëvonshme.
Midis tyre është edhe aftësia për të tretur laktozën, një tipar që individi i studiuar dhe që u gjet në La Brana-Arintero nuk e zotëronte. Gati 1 vit më vonë, në marsin e 2013-ës, rastësia e nxiti ekipin e udhëhequr nga Lalueza-Foks të analizonte rrënjën e molarit të tretë të njërit prej individëve, atij të quajtur La Brana 1, një mostër që ishte ruajtur shumë mirë, dhe që lejoi deshifrimin e gjenomit të plotë të individit.
Rezultati i këtyre analizave, të kryera në bashkëpunim me Qendrën Daneze për Gjeo–gjenetikën dhe të publikuar në revistën “Nature”, solli disa surpriza. Pigmentimi i lehtë i lëkurës së evropianëve të sotëm, është rezultat i ndryshimeve në të dyja gjenet, ”një tipar që deri më tani supozohej se ishte shumë i vjetër dhe që datonte që nga Epoka e Paleolitit tëSipërm”, shpjegon biologu katalanas.
Megjithatë, studiuesit spanjoll thotë se duke studiuar gjenet e këtij individi, u zbulua se ai kishte variantet afrikane dhe se për rrjedhojë, pigmenti i tij i lëkurës ishte më i errët se ai i evropianëve të sotëm. “Përveç kësaj, kur analizuam ngjyrën e syve, ne gjetëm mutacionin që u jep njerëzve sytë blu”- theksoi ai.
Gjetjet e këtij studimi, tregojnë se “pavarësisht stereotipit që kemi sot, se sytë blu i kanë njerëzit me një ngjyrë të hapur të lëkurës, e vërteta është se këto dy karakteristika janë të shënuara nga gjene të ndryshme, dhe se sytë blu i paraprinë pigmentimit më të lehtë të lëkurës së evropianëve në të ardhmen, pra diçka vërtet e mahnitshme”– thekson eksperti.
Por pamja e jashtme nuk ishte i vetmi aspekt i analizuar nga studiuesit spanjollë dhe danezë. Ata analizuan edhe lloji i ri i të ushqyerit, sfidat metabolike dhe ato imunologjike.
Mesoliti – periudha që i dha fund Paleolitit 10.000 vjet më parë – përfundoi me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila i la vendin një epoke të re:Neolitit. Me stilin e ri të jetesës, tëkarakterizuar nga një mënyrë jetese e ulur, burrat filluan të kultivojnë bima (duke kaluar kështu nga një dietë proteinike, tek një dietë tjetër e bazuar tek karbohidratet), duke zbutur kafshët dhe duke u prekur kësisoj nga sëmundje të reja virale, si gripi ose lija (të marra prej tyre).
Siti i La Brana-Arinteros, u zbulua rastësisht në vitin 2006, dhe u gërmua nga arkeologu JulioManuel Vidal Ensinas. Shpella, e vendosur në një zonë të ftohtë dhe malore, me një temperaturë të qëndrueshme dhe mbi 1500 metra nën nivelin e detit, ishte arsyeja e ruajtjes “së jashtëzakonshme” të ADN-së tek eshtrat e dy njerëzve të zbuluar brenda saj (të quajtura La Brana 1 dhe La Brana 2).
"Alegoria e Pemës: Mësimet e Jetës nga Natyra" Në një pyll të largët, një…
Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese…
Kur kërcasim gishtat, ajo që ndodh është një proces fiziologjik në nyjet e duarve.…
Origjina e shqiptarëve është një temë komplekse dhe e debatuar, që lidhet me historinë,…
Një grua ka mbetur e habitur me disa vrima të vogla që shfaqen vazhdimisht…
Mijëra gra me një formë të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos…