<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Baccio Bandinelli, imituesi i Michelangelos, “Molla e kalbur” e Rilindjes së Artë Italiane

Nga Albert Vataj

Nga njerëzit e artit gjithnjë jemi ushqyer me rrezet e atij shpërthimi drite që sublimja e tyre krijuese ka mëkuar gjeneratat. Kjo magji na ka joshur dhe frymëzuar. Këto mjeshtra kanë grishur dishepudhin brenda nesh dhe e kanë hedhur pasion tonë në valët më të nxehta të përjetimeve. Ata erdhën për të mbetur tek ne kaq të jashtëzakonshëm, sa dhe qiellor. Por harruam se ishin njerëz si ne, dhe nga të qenit të zakontë ata i çliron vetëm gjenialiteti i veprës. Ata ishin me vese dhe dobësitë e tyre të karakterit, siç janë edhe sot. Sa më thellë në kohë që të rrëmojmë, aq më i heshur është ai kumtim përgjues i jetës së tyre private, i asaj ane të errët të personalitetit të tyre. Bartolommeo Bandinelli, i njohur edhe si Bartolommeo Brandini, dhe i quajtur Baccio, ishte një skulptor, piktor dhe hartues i Rilindjes italiane. Edhe pse i aftë në realizimin e veprave të tij në lëmin e skulpturës ai konsiderohet si mjeshtri më i diskutuar i Rilindjes.Pak artistë janë fyer dhe sulmuar nga bashkëkohësit sa Baccio Bandinelli.

Megalomania, lakmia, ngjitja sociale, këto ishin karakteristikat e tij më të spikatura. Për Bandinellin pasuria, fisnikëria dhe aftësitë letrare ishin mënyra për të provuar, se artistët ishin më shumë se thjesht mjeshtra. Për fat të keq, në vend që të përqëndrohej në krijimin e artit të tij, në përsosjen e teknikave dhe gjetjen e sekreteve, skulptori i talentuar e shpenzonte kohën në përgatitjen e dhuratave, të cilat i përdorte si mundësi kompromentimi të komisioneve vleresuese të projekteve dhe për marrë çdo komision të ofruar nga Medici. Babai i Bandinelit, një argjendar i shquar fiorentin, ishte mësuesi më i rëndësishëm i tij, duke e ekspozuar atë në vizatimet dhe skulpturat e Leonardo da Vinçit. Bandinelli ka studiuar skulpturë të lashtë dhe bashkëkohor, por mbi të gjitha ai ka studiuara Michelangelon, duke u bërë i pari imitator i tij, asokohe rivali i tij kryesor. Talenti më i madh i Bandinellit ishte dizajni, kombinimi i dizajnit dhe vizatimi në artin e Rilindjes. Ai ishte gjithashtu një mësues i talentuar.

Ai krijoi një nga akademitë më të hershme në Vatikan më 1531 dhe krijoi një tjetër në Firence rreth vitit 1550.”Hercules dhe Cacus” është një skulpturë me tematikë nga mitologjia romake e porositur për Michelangelon por e realizuar nga Baccio Bandinelli. Kjo skulpturë që tregon Herkulin që ka nënshtruar dhe vrarë Cacus, gjigandin zjarhedhës dhe birin e Vullkanit, ndodhet në të djathtë të hyrjes së Palazzo Vecchio në Piazza della Signoria, Firence, Itali. Ai e fitoi të drejtën e realizimit të kësaj vepre duke shfrytëzuar kryesisht miqësitë që ai kishte me Mediçët dhe duke futur në lojë marifetet e korruptimit. Megjithatë skulptura nuk u prit mirë atëherë dhe është kritikues edhe sot. “Thes me kunguj” është quajtur nga dikush, “Thes me groshë” nga dikush tjetër. Realisht është një punë që ka probleme serioze në tërësinë e ansamblit të saj si vepër. Aspekti anatomik është më e dukshmja nga gjithë ato gropa ku rrëzohet gjenialiteti i këtij mjeshtri. Edhe në punët e tjera që ai realizoi nuk është se krijoi adhuruesit e vet, kjo jo vetëm për mangësi në arritjen e hyjnores në art, por kryesisht për përsonalitetin e tij prej përfituesi. Baccio Bandinelli, mbeti i vogël në madhështinë e veprës së tij.

postbck postbck

Recent Posts

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

  Në shumë banesa, ballkoni shihet si një hapësirë shtesë për relaks, ruajtje apo përdorim…

13 hours ago

Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe emancipuese e gruas shqiptare

  Parashqevi Qiriazi (1880-1970) lindi në qytetin e Manastirit më 2 qershor 1880. Pas mbarimit…

13 hours ago

Sa ujë duhet të pijë një foshnjë? Shumë prindër bëjnë këtë gabim pa e ditur

  Uji është i domosdoshëm për organizmin, por kur bëhet fjalë për foshnjat, sasia dhe…

20 hours ago

Sa shpesh duhet të pastroni filtrat e kondicionerit? Gabimi që mund t’ju rrisë faturën e energjisë

  Shumë njerëz e përdorin kondicionerin pothuajse çdo ditë gjatë verës, por harrojnë një detaj…

20 hours ago

Anës Lumenjve-FAN NOLI

Anës Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s,…

21 hours ago

Pija që heq kilogramët e tepërt

  Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme kilogramët, atëherë ky smoothie…

21 hours ago