<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Më 8 shkurt 1250, filloi beteja e Mansurah kundër Sulltanatit Ejubid gjatë kryqëzatës së 7-të

Pas marrjes së Damietës, kryqtarët hezituan mes marrjes së Aleksandrisë për të izoluar Egjiptin, ose sulmit direkt mbi Kajron. Opsioni i fundit mbizotëroi në momentin kur nga Europa mbërritën përforcimet e siguruara nga Alphonse de Poitiers. Kryqtarët përparuan në jug nga 21 dhjetori. Mansurah ishte i vetmi qytet që mbronte Kajron, kështu që Ejubidët vendosën ta mbronin atë. Ata ishin në gjendje të bllokonin kryqtarët në një krah të Nilit që mbronte Mansuran.
📌 Për më shumë se një muaj, kryqtarët qëndruan të bllokuar. Të gjitha përpjekjet e tyre për të kaluar krahun e Nilit, veçanërisht duke ndërtuar edhe një digë, dështuan. Falë një tradhtie, ushtria franke e kaloi këtë krah të Nilit në një ngushticë në mëngjesin e 8 shkurtit. Pavarësisht këshillës së templarëve për kujdes, Robert d’Artois, i cili komandonte pararojën, shtyhet nga ish-guvernatori i tij, Foucaut du Merle, i cili e “tërhiqte për hunde” Ata u hodhën mbi turqit, të ndjekur nga Templarët e Mjeshtrit të Madh Guillaume de Sonnac dhe Hospitalierët e Jean de Ronay.
📌 Ata shtynë drejt betejës korporatën e vogël që ruante bregun; pa e pritur korpusin kryesor të ushtrisë, ku Robert d’Artoisit shfrytëzon avantazhin e tij, duke tërhequr pas vetes templarët dhe kalon kampin saraçen pothuajse pa kundërshtarë. Emiri Kahredin vritet. Kryqtarët hynë në Mansura në befasi dhe shpërndahen nëpër qytet, kur Mamlukët turq, të cilët ishin mbledhur të tërhequr, merren në dorë nga udhëheqësi i tyre Bajbarsi (Baybars l’Arbalétrier). Sulmuesit u masakruan të gjithë, duke përfshirë Earl of Salisbury, Raoul de Coucy dhe Robert d’Artois; vetëm disa kalorës, duke përfshirë Guillaume de Sonnac, i cili humbi një sy atje, shpëtuan të gjallë.
📌 Më pas, pjesa më e madhe e ushtrisë kryqtare u përball me saraçenët sapo kaluan lumin dhe arrintën të zmbrapsin kalorësinë kundërshtare që i kishte kundërsulmuar. Një betejë e re e përgjithshme u zhvillua më 11 shkurt. Mamlukët përdorën taktikën “tokë e djegur”. Nëse Charles of Anjou shpëtoi nga zënia rob prej Louis IX, i cili arrin fitoren, Guillaume de Sonnac dhe Jean de Ronay u vranë.
📌 Louis IX vendosi të negociojë. Në fillim të marsit, ai tha se ishte gati të pranonte propozimin e bërë në 1249 nga Sulltan Malik al-Salih Ejub për t’ia kthyer Damietën në këmbim të Jeruzalemit. Por Sulltani i ri al-Mu’adham, i cili sapo kishte mbërritur në Egjipt, refuzoi. Në mesin e marsit, galerat egjiptiane shkatërruan ose pushtuan flotën franke, duke ndërprerë çdo tërheqje drejt Damietës.


Rozart Dani Luksemburg 2022

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

3 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

3 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

3 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

4 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago