<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Falë Xhafer Devës dhe Rexhep Mitrovicës, në dhjetor 1941, hapet Gjimnazi në gjuhën shqipe në Mitrovicë..”

Ibrahim Berisha

Shtëpia dhe Xhafer Deva, pse?


Fjala është për objekt me vlera të rralla arkitektonike, por…Xhafer Deva, pse?


Falë Xhafer Devës dhe Rexhep Mitrovicës, në dhjetor 1941, hapet Gjimnazi në gjuhën shqipe në Mitrovicë, në të cilin regjistrohen 98 nxënës, prej tyre 28 vajza; ndërsa deri më 1943, hapen 40 shkolla në gjuhën shqipe në Rajonin e Mitrovicës
Për të mos lënë rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Besianës dhe Pazarit të Ri pa arsimin shqip më 1941, Zonë Gjermane, punën kryesore kanë bërë Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica. Deva dhe Mitrovica bëjnë të mundur përfshirjen e këtyre rajoneve në Projektin e Misionit të Jashtëzakonshëm Shkollor për Kosovën, i cili krahas përfshirjes së nxënësve në shkollë merrej njëherësh edhe me përgatitjen e mësuesve. Që në verën e vitit 1941 u hapen kurset verore për nxënës dhe përgatitjen e mësuesve. Dy këto personalitete takohen më zyrtarët më të lartë të qeverisë në Tiranë, nisur nga Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe Ali Hashrova, përgjegjës për Arsimin në Tokat e Lirueme, për të zgjeruar dhe përfshirë sa më shumë fëmijë dhe të rinj shqiptarë në sistemin e arsimimit.
Më 19 korrik 1941 ministri Koliqi vetë angazhohet për dërgimin e 16 mësuesve që do të punojnë në hapjen e kurseve verore. Është fjala për të mos pasur ngecjen për shtrirjen e rrjetit te angazhimeve arsimore për të mësuar shqiptarët të shkruajnë dhe lexojnë, pasi në regjimin e Jugosllavisë, gjuha shqipe ishte plotësisht e sanksionuar të përdorej publikisht.
Falë Devës dhe Mitrovicës, në dhjetor të vitit 1941, përfunduan përgatitjet për hapjen e Gjimnazit në Mitrovicë në gjuhën shqipe, në të cilin regjistrohen 98 nxënës, prej tyre 28 vajza. Përfshirja e 28 vajzave në Gjimnaz, tregon përkushtimin e shoqërisë, elitës arsimore dhe publike të kësaj periudhe, për t’i dhënë shtytje arsimimit të gruas si një kusht themelor për kulturën dhe edukimin publik shqiptar. Arsimi ishte falas.
Duke i falënderuar Xhafer Devës, Rexhe Mitrovicës dhe Jahja Fushës, në vitin 1943 në Prefekturën e Mitrovicës, kishte 40 shkolla në gjuhën shqipe.
Numri i nxënësve që kanë vijuar shkollën, përfshirë edhe kurset, arrin deri 40, 000.” ( AQSH. F.D235. FL88. vëll.373) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

9 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

10 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

10 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago